1.8 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Karanfil Haxhillari: Reagimi i Nismës, emocional

Kuvendari i VV-së Karanfil Haxhillari ka reaguar ndaj akuzave të Nismës.

Ai, e ka quajtur shpërthim emocional, reagimin e Nismës.
Postimi i plotë

Reagimet në Kuvendin Komunal nuk janë reagime ndaj një subjekti politik, por pjesë e punës si anëtarë të Kuvendit Komunal në përputhshmëri të plotë me mandatin tonë ligjor. Ne bëjmë pyetje, kritikë dhe sugjerime, kurse ekzekutivi përgjigjet. Kaq.

Nuk ka drejtori private të individit apo subjektit politik. Në sytë tanë ata janë zyrtarë publik pavarsisht përkatësisë partiake. Prandaj punën tonë të drejtë do te vazhdojmë ta bëjmë edhe në të ardhmen.

Kurse sa i përket reagimit të Nismës, nuk kam koment. Po e marr si shpërthim emocional të pakontrolluar. Ndryshe nuk komentohet ajo deklaratë qesharake.

Problemet dhe sfidat ndërpartiake do ti trajtojmë si subjekt serioz politikë. Jo me fleterrufe nëpër Facebook.

Më Shumë

Gjendet Riza Thaqi, 42-vjeçari i zhdukur që nga dhjetori i vitit të kaluar

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur pas më shumë se dy jave 42-vjeçari, Riza Thaqit nga Prizreni. Ai ishte shpallur i zhdukur nga...

Xhulio Mehmeti largohet nga Liria

Liria ka njoftuar sot largimin e futbollistit Xhulio Mehmeti nga skuadra, raporton PrizrenPress. Klubi ka shprehur mirënjohje për kontributin dhe profesionalizmin që ai ka treguar...

Lajmet e Fundit