Katër persona përleshen për trafik në Prizren

Janë arrestuar në Prizren katër persona, pasi dyshohet se janë përleshur mes veti pas një mosmarrëveshjeje në trafik.

Sipas njoftimit të Policisë, dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes.

“Janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje në trafik, janë përleshur fizikisht në mes veti. Si pasojë e përleshjes dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe u është ofruar tretmëni mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich e vizituan qytetin e Prizrenit

Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u nisën në udhëtimin e parë ndërkombëtar studimor të...

Lajmet e Fundit