16.6 C
Prizren
E diel, 18 Maj, 2025

Kazuyoshi Miura bëhet golashënuesi më i vjetër profesionist në historinë e futbollit

Ylli japonez, Kazuyoshi Miura ka skalitur emrin e tij në librat e historisë së futbollit edhe një herë pasi shënoi një penallti për Suzuka Point Getters.

Miura është 55 vjeç e 246 ditë dhe është në vitin e 37-të si profesionist. Ai e ka bërë debutimin e parë në 1986, në moshën 19-vjeçare. Në 1994 u bë japonezi i parë që luajti në Serie A (Genoa). Në vitin 2000, u tërhoq nga Kombëtarja e Japonisë, me 55 gola të shënuar në 89 prezenca.

 

Rekordi i mëparshëm për golashënuesin më të vjetër në ligën janponeze ishte 42 vjet e 50 ditë i vendosur nga ish-lojtari i FC Ryukyu, Hideki Nagai në vitin 2013.

Golashënuesi më i vjetër në historinë e Premier League është Teddy Sheringham, i cili ishte 40 vjeç e 268 ditë kur hyri në këtë  listë?? për të ndihmuar West Ham-in të triumfonte ndaj Portsmouth 2-1 në vitin 2006.

Alessandro Costacurta është lojtari më i vjetër që ka shënuar në një ndeshje të Serie A. Italiani ishte 41 vjeç e 25 ditë kur shënoi në humbjen 3-2 të Milan-it përballë Udinese-s në 2007. Ai luajti për kuqezinjtë nga 1987 deri në 2007.

Claudio Pizarro me 40 vite, shtatë muaj e 15 ditë është golashënuesi më i vjetër në historinë e Bundesliga-s gjermane. Ai shënoi golin e fitores së Werder Bremen-it ndaj Leipzig, 1-0, më 18 maj 2019.

Spanjolli, Donato me golin e shënuar më 17 maj 2003 u bë golashënuesi më i vjetër në La Liga. Mesfushori me tipare mbrojtëse ishte 40 vjeç, katër muaj dhe 17 ditë kur realizoi gol në humbjen 2-1 të Deportivo La Coruna-s ndaj Valencia-s.

Ndërsa, ikona e Kamerunit Roger Milla është golashënuesi më i vjetër i Kupës së Botës. Ai shënoi në turneun e vitit 1994 kur ishte në moshën 42 vjeç e 39 ditë.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Sulmoi fizikisht djalin e tij, arrestohet i dyshuari në Suharekë

Policia ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur në një familje në Suharekë. Në njoftim thuhet se një burrë ka sulmuar fizikisht...

17 fitore, 0 humbje – Drini i Bardhë nis epokën e re në Ligën e Dytë

Sezoni 2024/25 do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve të KF Drini i Bardhë, që e pa skuadrën e tyre të regjistrojë një...

Lajmet e Fundit