11.8 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Lëndohet rëndë një person pasi u vetaksidentua me veturë në sheshin e Suharekës

Një person është lënduar rëndë pasi është vetaksidentuar me veturë mbrëmë pasmesnate në sheshin e Suharekës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 01:10 minuta, kur vozitësi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka goditur një shtyllë elektrike.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai ka bërë të ditur se të lënduarit i është dhënë ndihma e parë në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Suharekë e pastaj është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit.

“Pasi ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, i njëjti ka refuzuar trajtimin e mëtejshëm aty. Lëndimet konsiderohen të jenë të rënda”, ka thënë Gashi.

Ai tutje ka bërë të ditur se përveç lëndimeve trupore, janë shkaktuar edhe dëme materiale dhe dëmtim i pronës publike.

Reklama

“Me rastin është marrë Njësia e Trafikut Rajonal në Prizren”, ka përfunduar Gashi. /Telegrafi/

Foto: Suhareka Express

Më Shumë

Përurohet Kompleksi Memorial në Krushë të Vogël në Ditën e të Pagjeturve

Në Ditën e të Pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë, është përuruar Kompleksi Memorial në Krushë të Vogël, në kujtim të 113 martirëve,...

Ministria pezullon aktivitetet në Kalanë e Prizrenit, disa zona shpallen të rrezikshme

Ministria e Kulturës dhe Turizmit bën të ditur se, disa zona të monumentit Kalaja e Prizrenit do të mbyllen përkohësisht për vizitorët, për shkak...

Lajmet e Fundit