18.6 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

KD i PDK-së diskutoi zhvillimet aktuale

KD i PDKNë mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së u diskutua për situatën aktuale në Kosovë dhe për zhvillimet brenda PDK-së.

“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, të drejtuar nga kryetari Hashim Thaçi, në të cilën morën pjesë edhe kryetarët e degëve dhe deputetët e Grupit parlamentar të PDK-së, u diskutua për situatën aktuale në Kosovë dhe për zhvillimet brenda PDK-së.

Në mbledhje, nga anëtarët e KD dhe strukturat e pranishme iu dha shtytje dhe mbështetje e plotë proceseve të integrimit të PDK-së në familjen e partive të djathta popullore evropiane.

Po ashtu, në mbledhje u vlerësua përmbyllja e procesit zgjedhor të RDK-së dhe GDK-së dhe përkushtimi për vazhdimësinë e reformave programore të këtyre organizatave brenda PDK-së.

Në rrafshin e përgjegjësive institucionale, PDK do të vazhdojë kryerjen e obligimeve para qytetarëve të vendit për forcimin e shtetit ligjor, zhvillimin ekonomik, përkatësisht reformat ekonomike në vend dhe përmirësimin e gjendjes sociale të qytetarëve të vendit.

Rruga e zgjidhjes së çështjeve shqetësuese për qytetarët e Republikës së Kosovës duhet të jetë formë institucionale, në të kundërtën rrezikohen vlerat tona demokratike dhe perëndimore, që kemi arritur deri tani”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Rexhep Qosja, një gjeni i pavdekshëm

Arben Veselaj/RTK-Radio Javën që shkoi bota shqiptare humbi njërën nga mendjet më të ndritura: Rexhep Qosjen. Qosja qe shkrimtar, kritik, shkencëtar, pedagog, akademik - publicist,...

Shën Gjergji bashkon qytetarët e Prizrenit

Festimi i Shën Gjergjit në Prizren po u mbajt me shumë entuziazëm që nga orët e hershme të mëngjesit. Kjo festë tradicionale, e cila shënohet...

Lajmet e Fundit