Malisheva pa kryesues të Kuvendit

Begaj14-25Kuvendi Komunal i Malishevës, është në kërkim të gjetjes dhe zgjedhjes së kryesusit të ri, pasi që ish kryesuesi Enver Hoti, është në procedurë për certifikim, për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Në mbledhjen e mbajtur sot, të parën për këtë vit, i ka trajtuar vetëm dy pika të rendit të ditës, miratimin e procesverbalit dhe të ndryshme, ndërsa pikat tjera të kësaj mbledhje, do të mbahen në një ditë tjetër, pasi me pëlqimin e anëtarëve të KK-së, paraprakisht, duhet të zgjidhet kryesuesi i ri,.

Kryesuesi i deritanishëm, Enver Hoti, është pritje të certifikimit për t’u bërë pjesë e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërsa paraprakisht, ka dhënë dorëheqje të qenit anëtar i Kuvendit të Komunës së Malishevës.

Me këtë rast, të gjithë folësit në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Komunës, e kanë uruar Hoti për postin e ri dhe e kanë uruar për përfaqësim të denjë të qytetarëve të Komunës së Malishevës, në Kuvendin e Kosovës, përderisa e kanë falënderuar për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm, si kryesues i KK të Malishevës.

Mbledhjen e sotme dhe vazhdimin e saj, deri në zgjedhjen e kryesuesit të ri, e ka udhëhequr anëtari më i vjetër i KK të Malishevës, Aziz Thaçi/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Në Rogovë të Hasit përkujtohet Komandant Lleshi

Në Rogovë të Hasit është përkujtuar heroi i kombit Haxhi Hoti – Komandant Lleshi, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike. Me këtë rast, kryetari...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit