5.1 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

KDI: Rahoveci, kampion i shkeljeve të ligjit

KDI ,shkurtInstituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar raportin mujor të monitorimit të kuvendeve të komunave në regjion të Prizrenit, ku janë pasqyruar të gjeturat në mos respektim të procedurave dhe shkeljeve ligjore. Gjatë kësaj periudhe, të gjitha kuvendet e komunave kanë realizuar aktivitete duke mbajtur seanca të rregullta dhe marrë vendime në drejtim të konsolidimit të mëtejmë të këtyre institucioneve pas zgjedhjeve lokale 2013. Kuvendi i Komunës së Prizrenit, Suharekës, Malishevës, Dragashit dhe Mamushës gjatë kësaj periudhe kanë mbajtur nga një seancë të rregullt derisa Kuvendi i Komunës së Rahovecit ka mbajtur dy seanca njëra prej të cilave ka qenë e thirrur si e rregullt dhe njëra si e jashtëzakonshme.

Bazuar në nenin 43.2 të Statuti të Komunës së Rahovecit i cili thotë se “numri i anëtarëve të Komitetit për Komunitete duhet të jetë prej 7 anëtarëve”. Me këtë rast Kuvendi i Komunës së Rahovecit ka bërë shkelje të nenit përkatës të statutit të komunës duke rritë numrin e anëtarëve të këtij komiteti në 11 dhe si i tillë ky numër është në kundërshtim me ketë nen të statutit. Edhe miratimi i emrave për Komitetin për Politik dhe Financa ka rezultuar të ketë shkelje ligjore ngase një anëtarë i Kuvendit të Komunës së Rahovecit ende pa dhanë betimin si anëtarë i këtij institucioni është votuar të jetë anëtarë i Komitetit për Politikë dhe Financa.

Kuvendi i Komunës së Rahovecit edhe në seancën e jashtëzakonshme ka vazhduar me shkelej ligjore. Thirrja e seancës me pikë të vetme të rendit të ditës dhe shtimi i dy pikave të reja në rend dite është shkelje ligjore të nenit 44.3 të LVL-së i cili decidivisht thotë se “pikat e caktuara në rendin e ditës për mbledhjet e jashtëzakonshme, nuk mund të ndryshohen gjatë mbledhjes”. Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) konsideron që në seancën e datës 26.02.2014 ka pasur shkelje nga ana e Kuvendit të Komunës së Rahovecit – tha Haxhi Seferqaj, zyrtar i KDI-së.

Ndërkaq, Naim Cahanaj shtoi më tej se “bazuar në nenin 61 të LVL-së i cili thotë se “Komunat ku të paktën 10% e qytetarëve i përkasin komuniteteve jo shumicë do të kenë një nënkryetar për komunitete. Emërimi dhe shkarkimi i Nënkryetarit për Komuniteteve propozohet nga Kryetari i Komunës dhe duhet të miratohet nga shumica e anëtarëve të Kuvendit të Komunës që janë të pranishëm dhe votojnë si dhe shumica e anëtarëve të Kuvendit të Komunës që janë të pranishëm dhe votojnë të cilët i përkasin komuniteteve jo shumicë”. Kuvendi i Komunës së Dragashit ka dështuar në zgjedhjen e nënkryetarit të komunës nga komunitetit edhe përkundër tentativës që me shkelje procedurale të emërohet nënkryetari për shkak të propozimit të dy emrave për nënkryetarë dhe votimit me vota të fshehta nga subjektet politike minoritare të përfaqësuara në këtë institucion.

Në komunat e regjionit të Prizrenit obligim ligjorë në zgjedhjen e nënkryetarit për komunitete kanë komuna e Prizrenit dhe e Dragashit. Referuar nenit 6.2 të Udhëzimit Administrativ të MAPL-së Nr. 2014/01 për procedurën e emërimit të nënkryetarëve në komuna i cili thotë se “nënkryetari i komunës për Komunitete emërohet nga radhët e komunitetit jo shumicë i cili për nga numri përbën komunitetin jo shumicë më të madh në komunë. Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) i rekomandon Kryetarit të Komunës së Dragashit dhe Prizrenit që të respektojnë këtë dispozitë ligjore me rastin e propozimit për emërimin e nënkryetarit për Komunitete – përfundoi Cahani./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Kanosi dhe ofendoi policët, arrestohet një person në Suharekë

Një person është arrestuar në Suharekë pasi që i njëjti kishte kanosur dhe ofenduar policët. I dyshuari është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull...

Komuna e Dragashit dhe “Advancing Together” bashkëfinancojnë katër projekte

Në kuadër të Memorandumit të Mirëkuptimit të nënshkruar ndërmjet Komunës së Dragashit dhe OJQ "Advancing Together", sot u nënshkrua Marrëveshja për Bashkëfinancim të katër...

Lajmet e Fundit