35 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

KDI: Transparenca në komunën e Prizrenit shënon rritje

Instituti Demokratik i Kosovës përmes një komuikate për media ka bërë të ditur se ka publikuar “Transparometrin Komunal” si instrument i matjes dhe krahasimit të transparencës në gjashtë komunat e regjionit të Prizrenit (Prizren, Suharekë, Rahovec, Malishevë, Dragash dhe Mamushë).

Naim Cahani nga KDI, bëri të ditur se matja e transparencës së komunave është realizuar përmes një indeksi i cili përbëhet nga 44 indikatorë matës të transparencës komunale që është i bazuar në katër shtylla të vlerësimit: transparenca në zyrën e Kryetari/es, Kuvendin e Komunës, financat komunale si dhe transparencën në konsultim me publikun. Secila nga katër shtyllat përmban gjithsej 11 indikatorë.

“Në bazë të gjeturave të të këtij indeksi të matur për periudhën janar-dhjetor 2017, del se Komuna e Rahovecit ka qenë komuna me transparencën më të madhe nga gjatë komunat e matura me 84.2 % të transparencës.

Pastaj radhiten Komuna e Malishevës (77.4 % të transparencës), Komuna e Prizrenit (67.1% të transparencës), Komuna e Suharekës (65.7 % të transparencës), Komuna e Dragashit (62.9 % të transparencës) dhe Komuna e Mamushës me (27.8 % të transparencës)”, ka thënë ai. Krahasuar me vitin 2016 ai bënë të ditur se komunat kanë shënuar rritje të ndjeshme të transparencës. Kurse Gentian Kryeziu nga KDI, prezantoi të gjeturat e tjera duke bërë të ditur se komuna e Rahovecit prinë me transparencë në shtyllën e Zyrës së Kryetarit/es, ku nga 35 pikët e mundshme është vlerësuar më 31.3 pikë, ajo e Malishevës me 29.7 pikë , komuna e Prizrenit me 20.0 pikë , komuna e Suharekës me 18.7 pikë, komuna e Dragashit me 15.0 pikë si dhe komuna e Mamushës me 4.3 pikë.

Sipas tij, komuna e Suharekës shënoi transparencën më të madhe në shtyllën e Kuvendit të Komunës ku nga 35 pikët e mundshme është vlerësuar me 32.0 pikë, pastaj komuna e Rahovecit me 31.0 pikë, komuna e Dragashit me 28.0 pikë, ajo e Malishevës me 27.3 pikë, komuna e Prizrenit me 23.0 pikë, dhe më së paku transparente në këtë shtyllë del të jetë komuna e Mamushës me 12.0 pikë.

Gjithashtu, theksoi se edhe në shtyllën e financave komunale, komuna më transparente në këtë rrafsh është treguar ajo e Rahovecit, ku nga 35 pikët e mundshme, kjo komunë është vlerësuar më 32.3 pikë, e pasuar nga komuna e Prizrenit me 27.7 pikë, pastaj komuna e Dragashit me 26.7 pikë, komuna e Malishevës me 25.0 pikë, komuna e Suharekës me 20.0 pikë, si dhe Komuna e Mamushës me 9.3 pikë. Në shtyllën e konsultimeve me publikun, ka thënë se komuna e Malishevës shënoi pikët më të mëdha duke u renditur si komunë e parë nga gjashtë komunat e targetuara në transparometrin komunal. Nga 35 pikët e mundshme, kjo komunë është vlerësuar me 26.3 pikë, e pasuar nga komuna e Rahovecit dhe Prizrenit me nga 23.3 pikë, komuna e Suharekës me 21.3 pikë, Komuna e Dragashit me 18.3 pikë si dhe Komuna e Mamushës me 13.3 pikë.

Më Shumë

Elvis Rexhbeçaj do të vazhdojë rrugëtimin e tij me Augsburgun

Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj është shumë afër rinovimit të kontratës me Augsburgun. Përkundër ofertave të shumta nga Gjermania dhe disa kampionateve të tjera, Elvis...

Hajnat plaçkitin një shtëpi në Prizren, vidhen para dhe stoli ari në vlerë mbi 30 mijë euro

Një rast i rëndë vjedhjeje është shënuar në orët e vona të së martës në lagjen “Dardania” të Prizrenit, ku persona ende të paidentifikuar...

Lajmet e Fundit