14.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

KDTP: Drejtori Simitçi u detyrua të japë dorëheqje

Kryesia e Degës së KDTP-së në Prizren, në mbledhjen e saj të fundit, i ka dhënë mbështetje ish-drejtorit të Financave në Komunën e Prizrenit, Ertan Simitçi, pas dorëheqjes së tij nga ky post, shkaku i aktakuzës së ngritur nga Prokurori i Shtetit.

Në një komunikatë të partisë që përfaqëson komunitetin turk në organet komunale të Prizrenit, thuhet se Simitçi është detyruar të japë dorëheqje, shkruan sot Koha Ditore.

“Si degë do ta përcjellim deri në fund rastin e drejtorit tonë, që është detyruar të japë dorëheqje si pasojë e pretendimeve të paqëndrueshme, dhe Kryesia e degës e deputetët e kanë njoftuar atë se do t’i ofrohet tërë përkrahja e duhur”, thuhet në komunikatën e KDTP-së.

Pas kësaj, sipas njoftimit, është diskutuar se si të veprojnë dega dhe partia në rastet e kësaj natyre.

Ndërkohë edhe kryetari i Degës së KDTP-së në Prizren, Levent Bush përmes një deklarate ka theksuar se respekton vendimin e Simitçiut, pavarësisht se e ka pritur me keqardhje. “Gjithashtu në emër të degës dhe komunitetit turk, Ertan Simitçiun e falënderoj për punën e bërë gjatë kryerjes së detyrës së drejtorit”, ka thënë Bush.

https://www.koha.net/kosove/181621/kdtp-drejtori-simitci-u-detyrua-te-jape-doreheqje/

Më Shumë

Nikqi i jep tjetër fitore Lirisë

Liria ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Raiffeisen Liga e Parë, duke mposhtur në transfertë Kikën me rezultat minimal 0-1, raporton PrizrenPress. Golin...

“Komandant Drini jeton në çdo gur të Prizrenit”- në Urën e Arastës vendoset mesazhi përkujtimor

Në Prizren, në 26-vjetorin e rënies së Ekrem Rexhës, i njohur si komandant Drini, është vendosur një mesazh përkujtimor në Urën e Arastës me...

Lajmet e Fundit