9.6 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

KDTP-ja mbështet Haskukën në garën për Prizrenin

Partia Demokratike Turke (KDTP) do ta mbështet kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Me këtë rast, Haskuka ka falënderuar kryetarin e KDTP-së, Fikrim Damka për mbështetjen në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahet më 14 nëntor.

“Falënderoj kryetarin e Partisë Demokratike Turke (KDTP), Fikrim Damka që iu përgjigj kërkesës së qytetarëve për të bashkëqeverisur më shumë për Prizrenin. Qeverisja e mirë dhe bashkëpunimi i mirëfilltë gjatë këtyre katër viteve, do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm, për të çuar përpara projektet madhore në interes të të gjithë qytetarëve të Prizrenit! Me kryetarin Damka kemi pasur një bashkëpunim të mirë edhe si ministër i Zhvillimit Rajonal, i cili ka rezultuar me projekte të rëndësishme për Prizrenin. Ky bashkëpunim i suksesshëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen, si në nivelin lokal, ashtu edhe në nivelin qendror”, ka shkruar Haskuka në llogarinë e vet në “Facebook”.

Më Shumë

Prizren/ Dorëzohet në polici një i dënuar me mbi 6 vite burg efektiv

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person i kërkuar nga drejtësia është dorëzuar në polici dhe më pas është dërguar për vuajtjen e...

Donacion nga diaspora për shkollën “17 Shkurti” në Shirokë

Një mërgimtar nga fshati Leshan i Komunës së Suharekës ka dhuruar një donacion në vlerë prej 2 mijë euro për përmirësimin e kushteve në...

Lajmet e Fundit