11.6 C
Prizren
E premte, 19 Shtator, 2025

Këngëtari shqiptar që e fitoi “Sanremon” thotë se nuk e priste fitoren

Ermal Meta, fituesi i Sanremos, shprehu emocionet e tij me anë të një interviste telefonike në “Wake Up” për këtë triumf të madh.

Këngëtari shqiptar theksoi se “sa herë që nxjerr një këngë mendoj se është më e mira”, por nuk priste të fitonte festivalin e këngës italiane me “Non mi avete fatto niente”, edhe pse ishte këngë me “mesazh shumë të fortë”.

“Fabrizio më kontaktoi në qershor mua. Ai më ka pëlqyer gjithmonë si artist dhe pranova menjëherë. Pas atentatit në koncertin e Ariana Grande, fansat kishin frikë të vinin në koncertet tona, por kur e lë veten në dorë të frikës… Prandaj vendosëm të merrnim pjesë me këtë këngë”, shpjegoi Meta.

Në lidhje me pezullimin fillestar të këngës nga Sanremo, Meta theksoi: “U trishtuam shumë, por e dinim se kishim të drejtë. Ne e kishim deklaruar që refreni ishte nga një këngë tjetër, e shkruar nga njëri prej nesh. Ndoshta disa gazetarë nuk e dinin ose nuk donin ta dinin. Thanë diçka të pasaktë. Kënga kishte refren të njëjtë, por ishte refreni ynë”.

Në fund, Meta deklaroi se është shqiptar dhe kjo gjë nuk fshihet dot dhe as nuk ka dëshirë që ta fshehë, “por nga ana tjetër çdo njeri përfaqëson veten e vet”.

Më Shumë

Gjendet mjet i pashpërthyer në murin e një shtëpie në Bellanicë të Malishevës

Një mjet i dyshimtë është gjetur në një shtëpi në fshatin Bellanicë të Malishevës. Rasti për mjetin e pashpërthyer që u has gjatë punimeve në...

Bashkimi e mbyll me fitore edhe ndeshjen e pestë kontrolluese

Bashkimi i Prizrenit ka vazhduar formën e mirë në fazën përgatitore, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi në ndeshjet kontrolluese. Portokallezinjtë triumfuan ndaj Trepçës...

Lajmet e Fundit