10.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Malishevë: Ministria kërkon barazi gjinore në komitetet komunale

Përbërja e Komitetit të Politikës dhe Financave e Kuvendit të Komunës së Malishevës përveçqë është kontestuar më parë nga grupi i këshilltarëve të NISMA-s, tashmë është vlerësuar si i jashtëligjshëm edhe nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Mirëpo niveli qendror këtë qëndrim e ka shprehur vetëm për shkak të mospërfaqësimit të duhur gjinor në këtë komitet obligativ komunal, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërkohë zyrtarët e nivelit lokal kanë pohuar se do ta rishqyrtojnë këtë vendim.

MAPL-ja përmes një shkrese, dërguar në adresë të kryetarit, Ragip Begaj, dhe kryesuesit të KK-së, Rrahim Morina ka bërë të ditur se ka pranuar në shqyrtim të detyrueshëm të ligjshmërisë vendimin e KK-së së Malishevës për themelimin e KPF-së, të miratuar më 31 janar 2018. “MAPL-ja pas shqyrtimit të përmbajtjes së aktit të Komunës si më sipër vlerëson se akti i Komunës është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi”, thuhet në shkresën e MAPL-së.

Me tej ky dikaster qeveritar ka sqaruar se vendimi në fjalë është në kundërshtim me Ligjin e barazisë gjinore për arsye të “mospërfaqësimit të barabartë të grave në këtë trup ndihmues të punës së Kuvendit”…

Më Shumë

Moti sot: Diell, shi dhe shkarkime rrufesh

Të enjten, parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, lokalisht në formë të...

Vdes veterani i UÇK-së, Gani Maksutaj

Ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Maksutaj.  Maksutaj ishte komandant në togun Luanat, Batalioni 2, Brigada 123. Lajmin për...

Lajmet e Fundit