7.6 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Këngëtarja e dëshmorëve nga Theranda

hasimja me pushkHasime Daka është këngëtarja e vetme që i këndon vetëm dëshmorëve të kombit. Thotë se ndjehet mirë që i këndon atyre të ilet me gjak ia sollën lirinë Kosovës.

“Është privilegj i madh t’i këndosh dëshmorëve të kombit”.

Hasime Daka ka lindur në Mohlan të Therandës. Karrierën në këngë e ka filluar nga viti 1988. Për shkak rrethanave të ndryshme, ajo një kohë ka pushuar së kënduari.

Daka bashkë me vëllezërit ishte pjesëtare e luftës së UCK-së. Ajo evokon dhe kujton momentet kur vishej vetëm kuq e zi. Tregon se burri i saj, Fazli Daka, ka qenë ai që ka shtyrë t’i rikthehet muzikës.

“E bëj këtë në shenjë të dashurisë së babait, dhe respektin të asaj ëndrre të fëmijërisë”.

hasime daka3

“Këngë i kam kushtuar komandant Tahir Sinanit, Xhavit Syljat dhe tetë dëshmorëve të tjerë. Këtë e bëj më mjetet dhe buxhetin e familjes“.

“Kur kam kënduar këngën e dëshmorit Xhavit Sylaj, dëshmor i komunë së Therandës me lot në sy më janë ofruar fëmijët e këtij dëshmori dhe më thanë “jemi të gëzuar për përkushtimin e këngës për babin tonë”.

“Burri  im Fazliu më tha do ta shesim edhe shtëpinë nëse duhet, që të bëjmë këngë për dëshmorët”.

“Nuk dua nga kënga të përfitojmë, por këngën e duam sepse ajo ishte ëndrra ime”.

Hasime Daka është në përfundim të studimit master. Premton se nuk do të ndalet së kënduari për dëshmorët e kombit. /TV Besa/

Më Shumë

Prizren, ndahet nga jeta mësuesja Nazan Hallaqi Kolshi

Mësuesja Nazan Hallaqi Kolshi ka ndërruar jetë, duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim në mesin e familjarëve, kolegëve dhe brezave të shumtë të nxënësve...

Kastrati uron qytetarët për Fitër Bajram

Kryetari i Malishevë, Ekrem Kastrati, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit dhe festës së Fitër Bajrami. Në...

Lajmet e Fundit