10.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Ja vendimet e muajt janar të Ekzekutivit të Ramadan Mujës

Ramadan Muja 2Ekzekutivi i Prizrenit gjatë muajt janar të këtij viti ka marrë disa vendime në interes të qytetarëve.

Përfaqësuesja e Forumit Transparenca, Elmedina Baxhaku ka monitoruar të gjitha vendimet e Komunës së Prizrenit.

“Gjatë muajit janar 2015 është përfshirë monitorimin permanent i të gjitha dikasterëve të Komunës së Prizrenit, nga kryetari, drejtoritë e deri tek seancat e kuvendit dhe të mbledhjeve të Komitetit për Politikë dhe Financa< tregon Baxhaku.
Vendimet e Ekzekutivit të Prizrenit

1. Ekzekutivi
Përgjatë periudhës 01-31. 01. 2015, kryetari Muja ka mbajtur një takim me bordin, dhe atë me datë 20.01.2015.
1.1 Statistikat nga vendimet e kryetarit Muja për periudhën 1-31 janar 2015
Gjatë këtij takimi janë miratuar rreth 33 vendime, prej tyre: 2 vendime i aprovohet Drejtorisë së Shërbimeve Publike, nga një vendim, Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planfikimit Hapësonor, Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Gjeodezisë dhe Katastrit, Drejtprosë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Emergjencës dhe Sigurisë, Turzimit dhe Zhvillimit Ekonomik, sikurse edhe një vendim i miratohet Drejtorisë për Ekonomi dhe Financave, 2 vendime i miratohet Drejtorisë së Administratës, 5 vendime Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, 9 vendime Drejtorisë së Shëndetësisë dhe 6 vendime Drejtorisë së Arsimit.
Drejtorisë së Shërbimeve Publike
Lejimin e shpalljes së tenderëve për: – Furnizim me kripë industrial dhe – Tenderin për shtypjen, palosjen, vendosjen në zarfa dhe shpërndarjen e faturave për taksën e mbeturinave, për broshura, etj.
Drejtorisë së Administratës:

-Lejimin e shpalljes së tenderit për ndërtimin e Zyrës së Gjendjes Civile në fshatin Lubizhdë e Qytetit dhe në fshatin Gjonaj sikurse edhe lejimin e furnizimit me derivate të naftës për OVL të UÇK-së te operatori ekonomik I cili bënë furnizimin e Komunës me karburante.
Drejtorisë së Arsimit:

Lejimin e shpalljes së tenderëve: – Për hartimin e projekteve për ndërtimin e sallava të edukatës fizike për, SHFMU “Dëshmorët e Kabashit”, SHFMU “Fatmir Berisha”, dhe SHFMU “Dëshmorët e Zhurit”, – Tenderin për hartimin e projekteve për instalimin e nxemjeve qendrore për SHFMU “Pjetër Mazreku”, SHFMU “Lekë Dukagjini”, SHFMU “Sharr” për Gjimnazin “Gjon Buzuku” në Romajë dhe për SHFMU “Mithat Frashëri”, – Tenderi për hartimin e projekteve për ndërtimin e objekteve të reja shkollore në Landovicë, Mazrek, Lukinaj dhe te Tranziti I Ri, -Tenderi për furnizim me inventar shkollor, -Tenderi për furnizim me me pasije sportive për sallat e Edukatës Fizike, – Punimin e rrethojës së oborrit të SHFMU “Nazim Buduri” në Jeshkovë.
Drejtorisë së Shëndetësisë:

Shpalljen e tenderëve si: – Furnizim me material higjienik për objektet shëndetësore, – Furnizim me reagensa për laborator dhe për diabet, – Furnizim me material stomatologjik, -Furnizim me naftë për ngrohjen qendrore, – Furnizim me karburante për autoveturat e shëndetësisë primare, – Furnizim për QKMF-të, QMF-të dhe AMF-të për furnizim me medikamente dhe material sanitar, – Furnizim me material administrativ për zyre, – Tender për sigurimin e objekteve shëndertësore sikurse edhe – Lejimin e angazhimit të një mjeku specialist neuropsikiatër për kryerjen e punëve dhe detyrave specifike të QKMF-së.
Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural:

Shpalljen e tenderëve për, – Trajtimin e qenve endacak, – Ngritjen e 30 serrave me participim, – Subvencionimin e fermerëve të Komunës së Prizrenit me farë të misrit. – Furnizim me 20 makina mjelëse për fermerët që posedojnë mbi pesë krerë qumësht lope-qumështore, -Realizimi I Projektit “Pjellorja e tokës dhe rekomandimi për plehrapër 6000 ha”.

Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport: Shpalljen e tenderëve për projektet kapitale për vitin 2015: – Projekti Laureatët e Vitit, -Projekti Politikat Zhvillimore të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, -Ndërtimi I Qendrës Kulturore Rinore Turke, – Organizimi I Festivaleve tradicionale, – Renovimi dhe mirëmbajtja e objekteve Kulturo-Sportive, -Ndërtimi I Qendrës Kulturore Rinore Boshnjake, – Inventarizimi I Objekteve ekzistuese Kluturore-Sportive, – Furnizimi me rekuizita,

-Hartimi I projekteve për nevojat e Drejtorisë së DKRS-së.
Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor
-Lejimin e shpalljes së tenderit për Hartimin e Hartave Zonale në Komunën e Prizrenit.

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale:
-Lejimin e inicimit të procedurës për dhënjen në shfrytëzim të pronës komunale për OJQ “Jeta Buron”,
Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik:
-Lejimin e shpalljes së tenderit për mirëmbajtjen e muzeut arkeologjik
Drejtorisë së Gjeodezisë dhe Katastrit: Shpallja e tenderit për gjashtë projekte kapitale si: -Inventar për arkiv, – Furnizim me GPS për matje katastrale, – Kontroller dhe Zhallon për GPS, – Pjesë Ekonomike për Sektorin Gjeodezisë, – Servisimi i aparateve gjeodezike, -Lincencë për softver gjeodezike.
Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa

-Lejimin e mjeteve për pagesë të reklamimit të Tatimit në Pronë në TV dhe Radiot Lokale.

Njësitit për të Drejtat e Njeriut

-Lejimin e mjeteve për pagesë të interpretueses të gjuhës së shenjave.

Vërejtje: Prej 33 e vendimeve të muajit janar të kryetarit Muja me drejtorët janë leju, shpallja e gjithsejt 40 tenderëve. (DUPH 1, DSHP 2, DA 1, DBZHR 5, DKSH 8, DKRS 9, DGJK 6, DKA 6, DES 1 dhe DTZHE 1).

Legjislativi:

Përgjatë muajit janar 2015, është thirr një mblehdje e KPF-së me datë 22 janar 2015 me gjithsejt gjastë pika të rendit të ditës dhe një senacë e Kuvendit me datë 29 janar 2015 me gjithsejt 10 pika të rendit të ditës si:

-Miratimi i procesverbalit nga seanca e kaluar,
-Betimi solemn nga ana e anëtarëve të Kuvendit të emëruar si zëvendësim (nga PDK ne vend të të ndjerit asambleistit Masar Shala, zëvendësohet me Naser Berisha dhe nga BD në vend të asambleistit Osman Hajdari, zëvendoësohet nga Skender Susuri).

-Miratimi i rendit të ditës,
-Miratimi i Planit të punës i Kuvendit për vitin 2015,
-Propozimvendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Planit Rregullativ Urban të hollësishëm “Industri e Lehtë” (Kontesti i gjërë hapësinor) të qytetit të Prizrenit,
-Propozimrregullorja për kushtet e mbajtjes së qenve dhe maceve dhe mënyrën e veprimit në rast të braktisjes ose humbjes së tyre dhe marrja e vedimit për venie në diskutim publik,
-Debati për punën e Prokurimit Publik
-Raport nga KKSB-ja./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit