1.1 C
Prizren
E premte, 7 Shkurt, 2025

Kërcënohet Ramadan Muja

Banorët e rrugës “Ali Pashë Tepelena” në Prizren, kanë kërcënuar kryetarin e Komunës, Ramadan Mujën, me bllokim të hyrjes në Shtëpinë e Bardhë , nëse nuk ua zgjidh problemin e rrugës.

Ata kanë organizuar sot një protestë, pasi një person i panjohur, e ka blerë parcelën nëpër të cilën kalon rruga e tyre.

Nazmi Morina dhe Fadil Ramadani, banorë të kësaj lagjeje, thonë se këtë rrugë e shfrytëzojnë që 15 vjet. Por, nga nëntori i vitit të kaluar është bllokuar nga një pronar i panjohur , duke hapur një kanal.

Për këtë çështje fajtore e bëjnë Komunën e Prizrenit, dhe konkretisht kryetarin Muja.

Ata kërkojnë që autoritetet komunale të marrin masa urgjente në zgjidhjen e këtij problemi , në të kundërtën kanë paralajmëruar bllokimin e hyrjes së kryetarit Muja në Shtëpinë e Bardhë , si dhe bllokimin e rrugës në hyrje të Prizrenit në lagjen “ Dardania”.

Në vendngjarje për të parë shqetësimet e këtyre banorëve kishin dalur edhe një pjesë e kuvendarëve të Degës së LDK-së.

Haziz Hodaj, tha të jetë i befasuar me këtë çështje, dhe premtoi se këtë problem të këtyre banorëve “do ta propozojmë për shqyrtim në Kuvendin e Prizrenit”.
Në anën tjetër, zyrtari komunal për informim, Ymer Berisha, tha se jemi në dijeni të problemit “dhe jemi të shqetësuar po aq sa banorët e kësaj lagjeje”.

“Ky problem fillimet i ka shumë më herët, sepse qytetarët kanë marr iniciativa për ndërtimin e shtëpive, pa u konsultuar me Komunën se a mund të ndërtojnë shtëpi në atë pjesë. Sidoqoftë, ne tash ndodhemi në këtë fazë të zhvillimit të këtij problem, andaj drejtoria e Urbanizmit nga ana e kryetarit është obliguar që teknikisht ta zgjidh këtë problem”, tha Berisha për TV Prizrenin, transmeton PrizrenPress.

“Drejtoria ka marr vendim për parcializimin e asaj pjese dhe besojmë që zyrtarët e kësaj drejtorie do të dalin në terren dhe të shohin prona të kujt janë dhe çfarë mund të bëjë komuna”, theksoi ai./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Murati njofton se janë ekzekutuar pagat në sektorin publik me rritje

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se të premten janë ekzekutuar pagat në sektorin publik me rritje. Ministri ka bërë të ditur se rritja...

Universiteti i Prizrenit dhe Instituti Albanologjik nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim shkencor

Universiteti “Ukshin Hoti” i Prizrenit dhe Instituti Albanologjik në Prishtinë kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta shkencore. Marrëveshja është firmosur...

Mallkim nëne

Lajmet e Fundit