Këshilli Drejtues i UPZ-së shfuqizon vendimin kundërstatutar

Këshilli Drejtues i universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren ka shfuqizuar vendimin që kishte marrë me datën 20 mars 2018, i cili ishte në kundërshtim me dispozitat e Statutit të UPZ-së. Ky Këshill ka vendosur kësisoj pasi që ditë më parë përkatësisht të mërkurën në UPZ kishte qëndruar ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, shkruan sot Koha Ditore.

Burime të gazetës brenda universitetit “Ukshin Hoti” kanë bërë të ditur se çështja e vendimit kundërstatutar është përmendur gjatë takimit që ministri Bytyqi ka zhvilluar me rektorin, Ramë Vataj dhe anëtarët e KD të UPZ-së.

“Anëtarët e KD të UPZ-së pas takimit të mbajtur me ministrin Bytyqi janë mbledhur dhe kanë marrë vendim për shfuqizimin e aktit të miratuar më 20 mars 2018, me të cilin në mënyrë kundërstatutare lejohej zgjedhja e dekanëve edhe me thirrje akademike profesor asistent”, ka thënë burimi i gazetës.

Më Shumë

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. E bërë pjesë e këtij reality shoë që nga dita e parë, Moza...

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

Lajmet e Fundit