15.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Këto janë raketat që u përdorën nga SHBA’ja dhe Britania për ta bombarduar Sirinë

Kanë dalë videot e para dhe fotot nëpër mediat sociale që tregojnë bombardimet në kryeqytetin sirian nga SHBA, Britani dhe Franca.

Vendi i parë që është bombarduar është një shtëpi në Damask që thuhet se është përdorur si fabrikë për prodhimin e armëve kimike. Shtëpia gjendet në lindje të kryeqytetit dhe nga aty është parë duke dal tym i madh.

Sipas raporteve, amerikanët janë duke sulmuar në zonën Barzeh të kryeqytetit, që sipas medias shtetërore siriane është nën sulm.

Ministria e Mbrojtjes se Britanisë tha se është duke përdorur raketat e saj të fundit Storm Shadow dhe cak ka fabrikat ushtarake siriane në Homs, transmeton Express.

SHBA është duke përdorur raketat Tomahawk për të sulmuar të gjitha caqet brenda Sirisë, tha një zyrtarë për Reuters të premten. Zyrtari nuk ka dashur të tregojë se a do të involvohen avion amerikan në sulm.

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/keto-jane-raketat-qe-u-perdoren-nga-shba-ja-dhe-britania-per-ta-bombarduar-sirine-523966/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Më Shumë

Lexojeni kodin 20 pikësh që indianët e Amerikës ia dhuruan njerëzimit

1. Zgjohu bashkë me Diellin. Lutu vetëm dhe shpesh. Shpirti i Madh do të të dëgjojë, vetëm nëse flet. 2. Ji tolerant me njerëzit që...

Malishevë: Dyshohet se vazhdimisht ushtroi dhunë psikike dhe tentoi ta rrah nënën, arrestohet

Është arrestuar një mashkull në Malishevë, pasi dyshohet se vazhdimisht ka ushtruar dhunë psikike, si dhe ka tentuar ta sulmonte fizikisht nënën e tij. Policia...

Lajmet e Fundit