12.8 C
Prizren
E shtunë, 9 Maj, 2026

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren: Nga nesër falemi në xhamia

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, ka njoftuar se nesër fillon falja e namazit në xhamia.

“Nga data 28.05.2020 (e enjte), lejohet falja e namazeve me xhemat (pesë kohët e namazit dhe namazi i xhumasë), në të gjitha xhamitë e komunës së Prizrenit”, thuhet në njoftim,

Njoftimi pa ndërhyrje

Të nderuar besimtarë e besimtare,
Qytetarë të komunës së Prizrenit

I. Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës (BIRK), bazuar në rivlerësimin e masave kundër pandemisë Covid-19, nga institucionet përgjegjëse shtetërore të Kosovës (Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike), ka marrë vendim për lejimin e namazit me xhemat nëpër xhamitë e Kosovës;

II. Nga data 28.05.2020 (e enjte), lejohet falja e namazeve me xhemat (pesë kohët e namazit dhe namazi i xhumasë), në të gjitha xhamitë e komunës së Prizrenit;

III. Me këtë rast, qytetarët – xhemati duhet të respektojnë masat pandemike, si në vijim:
– Të merret abdest në shtëpi;
– Çdo kush merr me vete sexhade, si dhe përdorë ‘tesbihtë’ dhe Kur’anin personal;
– Të lahen duartë me sapun, para namazit në xhami;
– Të shfrytëzohen maskat mbrojtëse, brenda në xhami;
– Të ruhet distanca sociale, brenda në xhami;
– Të mos ketë tubime të tjera në xhami, përveçse për falje të namazit;
– Para dhe pas namazit, të evitohen përshëndetjet me kontakte fizike;
– Të mos shfrytëzohen abdes’hanet dhe tualetet e përbashkëta;
– Qytetarët e shtyrë në moshë, ata me sëmundje kronike, si dhe ata që kanë simptoma të virusit, të mos shkojnë në xhami.

Ky vendim, mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër!
Shpresojmë se, së shpejti, do të normalizohet gjendja dhe do të evitohen në tërësi masat pandemike.

Zoti na ndihmoftë në tejkalimin sa më të shpejtë të kësaj sprove!
Prizren, 27 Maj 2020
Këshilli i Bashkësisë Islame
Prizren

Më Shumë

Totaj uron Bashkimin për kualifikimin në finale

Bashkimi ka siguruar kualifikimin në finalen e Play-Off-it, pas një fitoreje të rëndësishme të arritur në një atmosferë të zjarrtë sportive, të mbushur me...

Shën Gjergji bashkon qytetarët e Prizrenit

Festimi i Shën Gjergjit në Prizren po u mbajt me shumë entuziazëm që nga orët e hershme të mëngjesit. Kjo festë tradicionale, e cila shënohet...

Lajmet e Fundit