20.9 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Këshilltarja e Haradinaj me dedikim prekës në njëmujorin e vrasjes së nënës

Me dhjetëra plumba gjatë muajit që e lam pas u vra Armend Aliu nga bashkëshorti i saj Bajram Velijaj në njëren nga lagjet e Prizrenit. Në një mujorin e vdekjes së nënës, vajza e Armendës , Diellëza ka postuar një mesazh emocionues.

“Një muaj pa ty dhe akoma ndjehet joreale. Një muaj pa telefonata, asnjë tekst, pa përqafime. Si mund te jete? Ka netë që nuk fle. Ka netë që zgjohem në djersë, lotët më bien poshtë fytyrës dhe zemrës sime. Ka ditë kur e detyroj veten të ngrihem nga shtrati … E ka ditë që përpiqem të kujtoj se je akoma këtu. Mundohem të shpresoj që kjo është një ëndërr e keqe. Unë do të jepja çdo gjë që ai varr të mos jetë i juaji. Do të ipja çdo gjë për t’iu parë përsëri. Unë do të jepja çdo gjë për të mbështetur krahët përreth jush dhe për t’u mbajtur fort. Si do ta jetoj pjesën tjetër pa ty? Është shumë e dhimbshme!!! Te dua shumë Mam”, ka shkruar vajza e së ndjerës në rrjetet sociale.

Nërkohë i dyshuari për vrasjen Bajram Velijaj, ka shkrepur 15 plumba në gruan rreth 13 vjet më të re, Armendën, me të cilën po jetonte tash e sa kohë në Zvicër. Motivi i kësaj ngjarjeje ende nuk dihet. Anise çifti para disa javëve kishin pasur disa probleme të zakonshme bashkëshortore të cilat nuk lidheshin me tradhti.

Prokuroria po i vazhdon hetimet rreth këtij rasti. I dyshuari gjendet në paraburgim.

Më Shumë

Komuna e Malishevës përkujton njëvjetorin e ndarjes nga jeta të Hajdin Berishës

Në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të ish-nënkryetarit të Komunës së Malishevës, ish-drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ushtarit dhe invalidit të Ushtrisë Çlirimtare...

2005 tiketa dhe 47 aksidente të regjistruara në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë evidentuar statistika të rëndësishme lidhur me trafikun dhe rendin publik. Gjatë kësaj periudhe...

Lajmet e Fundit