Kështu shpenzon Taylor

Taylor Swift është aktualisht këngëtarja më e paguar në botë. Kështu që ndonëse shumëkujt mund t’i duket shumë, 25 vjeçarja ka blerë një apartament në Tribeca, të New York, për një vlerë prej 18 milionë euro.

Apartamenti ka shtatë dhoma gjumi dhe pesë banjo, përveç një kuzhine gjigante. Dyshemeja është e gjitha prej druri, ndërsa muret janë të gdhendura me gure, me një arkitekturë të veçantë.

Taylor e bleu apartamentin nga regjisori Peter Jackoson. Këngëtarja ka blerë edhe dy prona pranë apartamentit, ku në njërën prej tyre do të qëndrojnë me kohë të plotë truprojat e saj.

Mediat amerikane shkruajnë sakaq se lidhja e dashurisë mes saj dhe DJ Calvin Harris, ish i dashuri i Rita Orës, vijon më së miri, aq sa ai i ka dedikuar një këngë romantike.

Më Shumë

Në Rogovë të Hasit përkujtohet Komandant Lleshi

Në Rogovë të Hasit është përkujtuar heroi i kombit Haxhi Hoti – Komandant Lleshi, në 28-vjetorin e rënies së tij heroike. Me këtë rast, kryetari...

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit