Këta do të jenë gjashtë deputetët e koalicionit Nisma-AKR-PD

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në Kosovë ka njoftuar se, pas ankesave të parashtruara nga subjektet politike dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit, ka marrë vendim që të largojë nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës, të ardhura nga Serbia.

Zyrtarët e Nismës Socialdemokrate kanë bërë me dije se tash pas këtij vendimi koalicioni Nisma-AKR-PD do të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

“Me vendimet e sotme PZAP-i ktheu ligjshmërinë dhe konfirmoi atë që vazhdimisht e kemi thënë, se me votat e ligjshme NISMA është pjesë e Kuvendit të Kosovës!”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” sekretari i përgjithshëm i Nismës Bilall Sherifi.

Nëse vendimi i PZAP-it mbetet përfundimtar dhe rinumërimi i 1 472 vendvotimeve nuk sjellë ndonjë ndryshim në rezultat, koalicioni NISMA-AKR-PD do të përfaqësohet në Kuvend me këta deputetë:

1. Fatmir Limaj

2. Behgjet Pacolli

3. Endrit Shala

4. Haxhi Shala

5. Mirlinda Sopi-Krasniqi

6. Albulena Balaj

Më Shumë

KKSB në Prizren miraton draft-planin e punës për vitin 2026

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Prizren, i kryesuar nga kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka mbajtur mbledhjen e radhës në sallën e...

Kurti në Mushtisht të Suharekës: Pensionet i gjetëm 90 euro, sot janë 150 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mushtisht të Suharekës ka zhvilluar një takim me pensionistët në konakun e tyre, ku ka...

Lajmet e Fundit