Këta janë lojtarët shqiptarë që do të luajnë në “EURO 2020”

Sot fillon Kampionati Evropian i futbollit “Euro 2020”, ku do të paraqiten nëntë futbollistë shqiptarë me disa kombëtare të ndryshme.

Kosova dhe Shqipëria nuk arritën të kualifikohen në Kampionatin Evropian, por futbollistët shqiptarë nuk do të mungojnë.

Te Zvicra si zakonisht janë ftuar Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi. Në listën e gjerë ishte edhe Andi Zeqiri, por që nuk u ftua në mesin e 26 lojtarëve.

Xhaka, Shaqiri dhe Mehmedi kanë përvojë nga Kampionatet e kaluara. Xhaka do të jetë kapiten i Helvetikëve.

Zvicra ndodhet në grup me Uellsin, Italinë dhe Turqinë. Sfidën e parë do ta ketë ndaj Uellsit, të shtunën nga ora 15:00.

Për herë të parë Maqedonia e Veriut është kualifikuar në një Evropian.

Gjashtë futbollistë shqiptarë janë ftuar: Visar Musliu (Fehervar), Egzon Bejtulai (Shkëndija), Ezgjan Alioski (Leeds United), Arijan Ademi (Dinamo Zagreb), Enis Bardhi (Levante), Ferhan Hasani (Partizani Tirana).

Maqedonia e Veriut gjendet në Grupin C, së bashku me Holandën, Austrinë dhe Ukrainën.

Më Shumë

Kosova voton sot

Kosova sot mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) një ditë më parë ka bërë të ditur se gjithçka është...

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Një aksident trafiku është regjistruar sot në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, duke rezultuar me lëndimin...

Lajmet e Fundit