16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Këta janë talentet që pritet të dominojnë botën sipas Messit

Lionel Messi është një nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit, por koha kalon dhe argjentinasi po i afrohet pensionimit.

Por, 32-vjeçari ishte i ftuar në një intervistë nga FIFA ku është dashur të emërojë 15 talentët që sipas tij do të bëhen më të mirët në botë.

Argjentinasi ka shkruar nga një fjalë për çdo 15 talentët:

Trent Alexander-Arnold – “Një mbrojtës i cili është mbresëlënës që ecën përpara në sulm, është e ardhmja”.

Christian Pulisic – “Ai ka ekuilibër dhe shkathtësi të madhe”.

Mason Mount – “Pasi e kam shikuar atë duke luajtur ai ka potencialin të jetë një nga më të mirët”.

Phil Foden – “Ai di të bëjë gjëra të mahnitshme në lojë. Ai ka një talent të madh.”

Jadon Sancho – “Aftësia e tij për të dribluar mbrojtësit është mbresëlënëse.”

Luka Jovic – “Një lojtar magjik që e bën të pamundurën, të mundshme”.

Kai Havertz – “Lëvizjet e tij para golit janë aq mbresëlënëse për një lojtar kaq të ri”

Eder Militao – “Një talent fenomenal dhe një konkurrencë e ashpër”.

Ousmane Dembele – “Ritmi i tij është i frikshëm në stërvitje”.

Houssem Aouar –”Ai është gjithmonë i qetë me topin në këmbët e tij me një cilësi të shkëlqyer teknike”.

Frenkie de Jong –”Një nga pasuesit më të realizuar që kam parë ndonjëherë për moshën e tij”.

Joao Felix – “Një nga lojtarët më të ri dhe emocionues në botë tani”.

Kylian Mbappe – “Ai është kaq i shpejtë dhe ai mund të përfundojë rastet. Shumë i rrezikshëm”.

Joshua Kimmich – “Një mbrojtës shumë i talentuar i cili ofron kaq shumë asistime”.

Benjamin Pavard – “Një mbrojtës i stilit të lartë që mund të godasë një top aq mirë”.

Më Shumë

Ambasadori Malaj: Dhimbja në Krushë të Madhe preku çdo cep të Kosovës, Shqipërisë dhe botës mbarë

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka thënë se masakra e Krushës së Madhe e ka lidhur mbarë botën në pikëllim dhe në...

E mitura që u raportua e zhdukur dyshohet se u dhunua nga dy persona në Prizren

Një e mitur e cila u raportua e zhdukur më 16 mars nga familjarët e saj, është gjetur nga policia dy ditë më pas...

Lajmet e Fundit