14.5 C
Prizren
E diel, 25 Maj, 2025

Këtë javë vendoset nëse zgjedhjet mbahen në qershor apo shtyhen për vjeshtë

zgjedhjet5Partitë kryesore merren vesh këtë javë nëse zgjedhjet parlamentare mbahen në qershor apo shtyhen për vjeshtë. Gjasat janë që të vendoset për opsionin e dytë.

Brenda kësaj jave do të vendoset nëse zgjedhjet do të mbahen në qershor apo në ndonjë muaj tjetër. Këtë e ka konfirmuar për Express Arben Gashi, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Sipas Gashit, kjo është java kur do të vendoset për datën e saktë.

“Zgjedhjet do të mbahen në muajin qershor dhe besojmë që kjo javë do të jetë vendimtare që të zyrtarizohet data e saktë e zgjedhjeve”, ka thënë Gashi për Express.

Derisa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se sa më shpejt që mbahen zgjedhjet, është më mirë për të gjithë.

Zëdhënësi i AAK’së Ernest Luma thotë se secili sekondë që shtyhet për mbajtjen e zgjedhjeve është në dëm të të gjithëve.

“Aq më mirë është për vendin, për të tashmen dhe të ardhmen e vendit që zgjedhjet të mbahet sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë Luma për Express.

“Sipas të gjitha rrethanave, secili sekondë që shtyhet është në dëm të jetës së qytetarëve të Kosovës dhe të gjitha proceseve të rëndësishme”.

Rrjedhimisht sipas Lumës, çdo sekondë i mbetur, është duke iu numëruar kësaj qeverie.

“Bashkëfajtor janë edhe disa parti të opozitës dhe natyrisht ato që qeverisin me Kosovën edhe pse e kanë pakicën në Parlament”, ka sqaruar zëdhënësi Luma.

Prandaj, ai thotë se është e nevojshme që të përkrahet mocioni i AAK’së për rrëzimin e Qeverisë. Në muajin shkurt, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, janë dakorduar që “me konsensus të Kuvendit të Kosovës, zgjedhjet e përgjithshme të mbahen në gjysmën e parë të këtij viti”.

Më Shumë

Nxënësit e fshatiti Skorobishtë njoftohen me trashëgiminë e Prizrenit për nder të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve

Nxënësit e SHFMU “Nefit Jusufi” nga fshati Skorobisht përmes një aktiviteti të realizuar nga organizata joqeveritare EC Ma Ndryshe kanë vizituar muzetë dhe monumentet...

Valon Bunjaku shpallet MVP i ndeshjes Bashkimi-Trepça

Votuesit në rrjetet sociale të Federatës së Basketbollit të Kosovës kanë zgjedhur Valon Bunjakun MVP i ndeshjes Bashkimi-Trepça. Bunjaku ndaj mitrovicasve kishte 15 pikë, shtatë...

Lajmet e Fundit