17.8 C
Prizren
E hënë, 16 Shtator, 2024

Këto janë arsyet pse nuk do të ketë Qeveri deri në Tetor!

QeveriaKosoves-NdertesaDerisa beteja politike dhe parlamentare është bartur nga institucionet politike në Gjykatën Kushtetuese, thuaja që asnjë skenar që mund të parashihet sot-për-sot nuk mundëson që të kemi një qeveri në funksion para muajit tetor.

Sipas hartës kohore, Gjykata Kushtetuese do të mbajë një seancë dëgjimore me datë 21 gusht me palët e përfshira në këtë rast PDK dhe Treshja (LDK-AAK-NISMA), lidhur me ankesën e të parës për shkelje të kushtetuese në seancën konstitutive të parlamentit të Kosovës.

Pas seancës dëgjimore Gjykatës Kushtetuese do ti duhen orientimisht të paktën edhe dy ditë deri sa të shpallë vendimin e saj lidhur me ankesën e PDK-së.

Nga kjo do të varet shumë se sa kohe do të shkoje deri në formimin e qeverisë.

Ti shqyrtojmë dy skenarë plus një bonus, të cilët nuk e kanë për synim vlerësimin e vendimit, por kohën që do të kërkohet deri në konstituimin e mundshëm të qeverisë.

# Skenari i parë

Në skenarin e parë të mundshëm, Gjykata do të rikthejë në parlament zgjedhjen e kryetarit të kuvendit.

Nëse kjo ndodhë atëherë do të duhet të thirret seancë e re e Kuvendit. Një seancë e tillë do të kërkoj të paktën 2-5 ditë deri në mbajtjen e saj.

Pas konstituimit të Kuvendit, me zgjedhjen e kryetarit dhe të kryesisë, atëherë topi hedhet të Presidentja e vendit, për të nominuar mandatarin e qeverisë. Kjo do të merr të paktën 1 ose 2 ditë.

Sipas vendimit të GJK në muajin qershor, Presidentja e ka për obligim që herën e parë mandatarin e qeverisë t’ia jep koalicionit fitues të zgjedhjeve në krye me PDK. Në bazë të kushtetutës PDK me koalicionin e saj ka 15 ditë afat për të ndërtuar qeverinë.

Në bazë të asaj që shohim sot, PDK nuk do të arrijë të siguroj partner koalicioni- dhe nëse nuk siguron atëherë serish hyn në lojë presidentja.

Sipas vendimit të GJK-së, Jahjaga në këtë rast duhet të vendos në konsultime me parti politike, që të drejtën për të formuar qeverinë ta bartë serish ose te PDK-ja ose te partia/koalicioni që mund të siguroj shumicën-në këtë rast Treshja.

Kushdo që merr mandatin, e që besohet se do të jetë Treshja, sepse GJK i ka sugjeruar Presidentes që nuk bënë të rrezikoj për të dërguar vendin në zgjedhje, do të ketë kohë 10 ditë për të zgjedhur qeverinë.

Nëse gjithçka shkon si është më së miri, atëherë në këtë skenar dhe atë duke llogaritur shfrytëzimin maksimal të kohës pra duke mos humbur thuaj asnjë moment, atëherë që nga vendimi i GJK deri në mandatimin e qeverisë do të shkojnë gati se një muaj. Që i bie fund i gushtit me fund të shtatorit.

#Skenari 2

Në skenarin 2, që është krejt hipotetikë, GJK do të rrëzojë në tërësi ankesën e PDK-së. Isa Mustafa mund të kthej kohën dhe të rikthehet në zyret e Kryetarit të Kuvendit.

Presidentja mandaton brenda dy ditësh PDK. Pas 15 ditësh, ajo do të mandaton një kandidat tjetër, i cili sipas llogarisë së njëjtë me skenarin 1, do ti ketë 10 ditë në dispozicion për të krijuar qeverinë.

Këtu kemi një shkurtim kohe, por edhe ai nuk del te jetë më i vogël se 25 ditë. Sërish fundi i gushtit me fundin e shtatorit.

Dhe #Skenari 3…

Gjykata Kushtetuese nuk merr vendim deri në fillim të shtatorit… ose nuk mblidhet fare e nuk merr vendim fare. Në vend të kësaj një fuqi planetare vendos që Kosovën të shpallë shtet “Kushtetues” në vend të “Republikës”. Enver Hasani emërohet “Sheiku” i vendit…:)./Gazeta Blic/

Më Shumë

Vdes në moshën 63-vjeçare aktori Chad McQueen

Aktori Chad McQueen, djali i legjendës së Hollivudit, Steve McQueen, ka vdekur në moshën 63-vjeçare. McQueen mori popullaritet në 1984, kur ai u përfshi në...

Kervani ankohet për librat shkollorë në gjuhën turke: Janë të shtrenjtë

Enis Kervan, deputeti i KDTP-së, ka folur në seancën e sotme plenare të Kuvnedit të Kosovës, ku është ankuar në lidhje me librat shkollorë...

Lajmet e Fundit