3.8 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

KFOR-i italian dhuron pajisje mjekësore për QKMF-në në Malishevë

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ka qëndruar komandanti i grupit shumëkombësh luftarak-perëndim të KFOR-it, kolonel Gianfranco Di Marco, i shoqëruar edhe nga shoqata nacionale alpine, seksioni Trento, të cilët i kanë dhuruar një donacion në pajisje mjekësore për QKMF-në.

KFOR-i italian dhe përfaqësuesit e kësaj shoqate italiane, janë pritur nga drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Liridon Hoti dhe drejtori i QKMF-së në Malishevë, Nuhi Morina, të cilët i kanë falënderuar KFOR-in dhe shoqatën italiane, për këtë donacion domethënës.

Donacioni i sjellë përmes KFOR-it italian, nga shoqata nacionale alpine, seksioni Trento nga Italia, është dy defribilator dhe një elektrokardiogram (EKG), të cilët kanë qenë shumë të nevojshëm për QKMF-në në Malishevë.

Në emër të Komunës së Malishevës, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti i ka falënderuar KFOR-in dhe shoqatën italiane, për këtë donacion që sipas drejtorit Hoti, kanë rëndësi të madhe për vet QKMF-në dhe popullatën e Malishevës.

Më Shumë

Nait Hasani kërkoi nga Apeli dënimin e Gavrilo Milosavleviqit dhe gardianëve të tjerë

Në Gjykatën e Apelit sot  pu shqyrtua ankesa e Prokurorisë ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin i akuzuari për krime...

Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar Gjestit 30 ditë paraburgim. Ai dyshohet për tri vepra penale. Njoftimi: Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit B.K. për...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit