22 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

KFOR-i italian ofron mbështetje për komunën e Malishevës

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, dhe drejtori Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Liridon Hoti, kanë pritur të martën në një takim, përfaqësuesit e njësisë së LMT-së të KFOR-it italian, me të cilët kanë biseduar për planifikimet e kësaj njësie për të bashkëpunuar me komunën, në disa fusha me interes të ndërsjellë.

Berisha ka falënderuar KFOR-in për këtë bashkëpunim dhe është shprehur i gatshëm për të bashkëpunuar në fushat në të cilat LMT-ja është e gatshme të ofrojë disa nga shërbimet dhe praktikat e saj.

Sipas zyrtarëve të LMT-së, ata janë të gatshëm të ofrojnë disa lloje të kurseve, të cilat planifikojnë të bëjnë në vijim, duke filluar me një kurs në fushën e gastronomisë, pastaj kurs për dhënien e ndihmës së parë, kryesisht në shkolla, kurs për krijimin e një skuadre për dezinsektim, dezinfektim dhe derratizim, si dhe një kurs për sigurinë në punë. Po ashtu LMT-ja ka shprehur interesimin edhe për ndihmë në fushën e shëndetësisë.

Më Shumë

Bashkimi kampion i Kosovës në Ligën U18

Bashkimi është shpallur kampion i Kosovës në Ligën U18 për vajza, duke kurorëzuar sezonin me titull pas fitores në ndeshjen e tretë të “Play-off”-it,...

Sulmoi fizikisht një zyrtar, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar pasi dyshohet për sulm ndaj personit zyrtar. Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari i cili u arrestua më 26.04.2026...

Lajmet e Fundit