10.9 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026

Ndahet nga jeta ish eprori i UÇK-së në Prizren, Selim Krasniqi

Ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të shkurtër ish eprori dhe ish kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren, Selim Krasniqi.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka bërë publik në rrjetin social “Facebook”, ish komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, i cili ka vlerësuar lart kontributin e tij në luftën çlirimtare dhe organizimin e celulave të para të UÇK-së në Prizren.

Në reagimin e tij, Berisha ka theksuar se Krasniqi ia kushtoi gjithë jetën çështjes kombëtare dhe qëndroi i palëkundur deri në fund të luftës.

“Emri yt do të kujtohet me respekt, ndërsa vepra jote do të mbetet pjesë e historisë sonë kombëtare. Lavdi jetës dhe angazhimit tënd!”, ka shkruar Berisha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Sonte finalja e madhe: Peja 03 dhe Bashkimi për titullin kampion

Sot zhvillohet ndeshja vendimtare e sezonit në Superligën e Kosovës në basketboll për femra, ku Peja 03 dhe Bashkimi përballen në finalen e shtatë...

Ambasadori gjerman viziton Dragashin, theksohet bashkëpunimi për zhvillim

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, së bashku me përfaqësues të menaxhmentit...

Lajmet e Fundit