12.6 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

KFOR-i mbështet institucionet vendore

Figliuolo-MoschopoulosKomandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Francesco Paolo Figliuolo, është zotuar se organizata që ai përfaqëson do të vazhdojë t’i mbështesë institucionet vendore për ruajtjen dhe sigurinë e objekteve të trashëgimisë fetare dhe kulturore.

Këtë zotim Figliuolo e ka dhënë sot gjatë takimit me ambasadorin Dimitris A. Moschopoulos, i cili është këshilltar i institucioneve të Kosovës për Trashëgiminë Fetare dhe Kulturore.

Ambasadori Moschopoulos ka shprehur vlerësimin e tij për angazhimin e KFOR-it në garantimin e mbrojtjes së vendeve me vlerë të lartë historike dhe kulturore në Kosovë.

Më Shumë

Malisheva nderon Nysret Hotin për kontribut në arsimin shqip në mërgatë

Kryetari i Komunës së Malishevës ka ndarë mirënjohje për afaristin dhe mërgimtarin, njëherësh këshilltar komunal në Gründau të Gjermanisë, Nysret Hoti, për kontributin e...

Vllaznia përmbys Drinin e Bardhë

Vllaznia ka regjistruar fitore në shtëpi ndaj Drini i Bardhë me rezultat 3:1, në një ndeshje ku mysafirët e nisën më mirë. Drini i Bardhë kaloi i...

Lajmet e Fundit