Kilaj i PDK-së krahason Krasniqin e VV-së me Che Guevaran: Je i politikave të tij

Debat dhe përplasje verbale ka pasur në edicionin e sontëm të Edicionit Zgjedhor në Klan Kosova për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ku po debatohej për komunën e Malishevës.

Tensione mes diskutimit kanë pasur vazhdimisht kandidati i PDK-së, për Malishevën, Isni Kilajt, dhe atij të VV-së, Alban Krasniqit, njofton Klankosova.tv.

”Fjalori i Albanit [Krasniqit], është populist. Ne nëse do të na kthejë në politika sociale të socializmit, unë i them se ka kalu dhe s’mundet me kthy atë politikë”.

”Ti mendon se komuna është përgjegjëse për shtesat ndaj fëmijëve është e gabuar zotëri”.

”Unë nuk e shoh qeverisjen e komunës time me metodat e Che Guevara”.

Pse po e krahasoni Alban Krasniqin e VV-së me Che Guevara?

”Sepse vet orientimet e tij sociale, dhe qëndrimet e tij potence, më bëjnë me kuptu se me të vërtetë janë të papërmirësueshmeme qëndrimet e tyre”.

”Nuk të quajta Che Guevara, por je i politikave të tij”.

”[Alban Krasniqi] Më quajti ‘’i palexuar’’ dhe ‘’i paarsimuar’’. Unë do të doja që në debatet tjera televizive ti me pru diplomën e universitetit. Në cilin universitet ke diploma ti?’’, i ëshë drejtuar Kicaj, kandidatit të VV-së për Malishevën”.

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit