Kimete Hoxha: ‘Qeveria Muja’ po bënë dallavere me banesa

Këshilltarja e LDK-së në Prizren, Kimete Hoxha, dyshon se “Qeveria Muja” po bënë dallavere me përfituesit e banesave të familjeve të invalidëve të luftës, dëshmorëve, dhe kategorive të tjera sociale.

“ 92 familje nuk janë pajisur me vendime edhe pse kanë hyrë në banesa”, thotë Hoxha. Sipas saj, këto familje duhet të pajisen me vendime.

“Deri kur do të zgjatin këto dallavere”, pyet Hoxha.

Edhe këshilltarja tjetër e LDK-së, Mybera Mustafa, thotë se banesa po përfitojnë njerëzit që kanë të njohshëm në ‘Qeverinë e Mujës’.

“Banesa kanë përfituar ata që kanë të njohshëm dhe që janë shtyrë me bërryla”,tregon ajo./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dërgohet pa shenje jete një person në QKMF të Malishevës

Një person është dërguar pa shenja jete gjatë orëve të mbrëmjes në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja...

Aktivitet sensibilizues në Prizren kushtuar Ditës Botërore të Melanomës

Me një aktivitet vetëdijesues, të martën në sheshin “Shatërvan” në Prizren është shënuar Dita Botërore e Melanomës, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës...

Lajmet e Fundit