7 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Kjo është shuma që MKRS ka ndarë për Donjeta Sadikun

Donjeta Sadiku jo vetëm që është boksierja jonë më e mirë, por është edhe në mesin e sportistëve më të mirë në përgjithësi. Synimi i saj është arritja e normës olimpikë për “Tokio 2020”.

Për ta përkrahur në këtë drejtim, Ministria e Sporti e ka ndarë shumën prej 12.300 eurove.

“Me këtë marrëveshje Ministria e Sportit do ta financojë sportisten Sadiku në vlerën prej 12 mijë e 300 euro me qëllim të mbulimit të shpenzimeve për përgatitjen e sportistes për Kampionatin Botëror në Nju Delhi-Indi.

Mbështetja për sportistët nuk do të ndalet dhe se kjo bëhet me qëllim të përkrahjes së talenteve të rinj, të cilët me punën e tyre të suksesshme po arrijnë të përfaqësojnë Republikën e Kosovës në mënyrë të denjë nëpër kampionate të ndryshme ndërkombëtare”, ka shkruar ministri Kujtim Gashi

Më Shumë

Aksion kundër fajdes në Prizren

Njësitë e Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar kanë zhvilluar sot një veprim policor në Prizren, në kuadër të një hetimi që lidhet me veprën...

Ferizaj fiton me përmbysje në Malishevë

Ferizaj ka mposhtur Malishevën 1-2 në xhiron e 24-të të Superligës së Kosovës në futboll. Vendësit gjetën epërsinë falë Mevlan Zekës në minutën e 12-të. Ndërkaq,...

Lajmet e Fundit