15.8 C
Prizren
E mërkurë, 18 Shtator, 2024

Klaust Gjasula i thotë lamtumirë kombëtares shqiptare

Mesfushori i kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula, është përshëndetur me kombëtaren shqiptare pas EUROs së fundit, pasi që ka marrë vendimin e tillë këtë mesjavë. Njeriu që shënoi golin e parë të tij me Shqipërinë në një ndeshje zyrtare, duke barazuar në EURO 2024 me Kroacinë në fund të takimit për 2-2, për t’ia siguruar pikën kuqezinjëve, ka hapur rrugë për të rinjtë që të plotësojnë ëndrrën.

“E kisha ëndërruar gjithmonë të luaja me Kombëtaren dhe e realizova. Isha në një Europian, shënova një gol dhe u ndjeva njeriu më i lumtur. Nëse kthej kokën pas, kam plot momente të bukura me fanellën kuqezi, që nga grumbullimi i parë, te ndeshja debutuese ndaj Francës në “Stade de France” dhe tek ajo e fundit ndaj Kroacisë në Europian. Edhe kur e mendoj tani ende dridhem nga emocionet.

Gjithsesi, me ftohtësi kam gjykuar dhe kam marrë vendimin për t’u tërhequr nga Kombëtarja. Është vendimi i duhur për t’u hapur rrugën të rinjve, që Kombëtarja jonë fatmirësisht ka shumë. Unë e realizova ëndrrën time dhe tani është koha për të tjerë që ta plotësojnë dhe ta jetojnë atë ëndërr,” ka shkruar ndër të tjera Gjasula në llogarinë e tij në Instagram, që e transmetoi më pas edhe webfaqja zyrtare e Federatës përkatëse.

Klaus Gjasula

Gjasula numëron 29 ndeshje me Kombëtaren, duke debutuar më 7 shtator 2019 në ndeshjen Francë-Shqipëri, ndërsa ishte pjesë e Shqipërisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”, aty ku gjeti edhe rrugën e rrjetës për herë të parë me fanellën kuqezi në sfidën e paharrueshme Kroaci – Shqipëri, që përfundoi në barazim 2-2.

I lindur në Tiranë, tash 34 vjeç Klaus Gjausula tërë karrierën e tij e ka kaluar në klube gjermane, ndërsa së fundi në verë të vitit 2021 është transferuar nga Hamburgu në Darmstadt ku ende luan./topsporti.com/

 

 

 

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

Më Shumë

Restaurohet shtëpia e familjes Vetimi në Prizren, ministri Çeku: Vazhdojmë ta mbrojmë në mënyrë efektive trashëgiminë kulturore të vendit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se ka përfunduar procesi restaurues në shtëpinë e familjes Vetimi, e cila gjendet në...

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, priti veprimtarë nga Zvicra

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Driton Selmanaj, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti për vizitë veprimtarët shqiptarë...

Lajmet e Fundit