14.8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Klopp zbulon trajnimet speciale para ndeshjes së sezonit ndaj Man United

Liverpool kanë kohë të përgatiten nëntë ditë për njërën nga sfidat më kryesore në luftën për titull të Premierligës.

Menaxheri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka zbuluar se do të përdorë një metodë trajnimi ndryshe në seancat e tij stërvitore për t’u përgatitur sa më mirë.Aston Villa, me një skuadër të mbushur me lojtarë të rinj arriti që të shënoi gol dhe madje të barazoi pjesën e parë 1-1 ndaj Liverpoolit.

Megjithatë, The Reds në fund arritën të fitonin me rezultat bindës 4-1, duke ia bërë me dije Ole Gunnar Solskjaer se janë të gatshëm për derbi.Klopp u shpreh se ka shumë lojtarë pa ritëm duke thënë: “”Kështu që ne do të bëjmë shumë situata me lojtarë duke u përballur mes vete 11 kundër 11 [në stërvitje] sepse kjo është një gjë shumë e rëndësishme për futbollistët”, tha ai pas ndeshjes ndaj Luanëve./Lajmi.net/

Më Shumë

Në Prizren hapet ekspozita me veprat osmane në Hungari

Ambasada e Hungarisë në Kosovo, në bashkëpunim me Komunën e Prizren, organizoi mbrëmë ekspozitën fotografike “Veprat osmane në Hungari” në Galerinë e Shtëpisë së...

Sulm fizik në fshatin Babindoll të Rahovecit: Tre të arrestuar, viktima dërgohet në spital

Tre persona në fshatin Babindoll të komunës së Rahovecit, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore që kanë...

Lajmet e Fundit