21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Koalicioni AAK-LDD, ndryshimi i ardhshëm i Prizrenit

kabashiiiKandidati i koalicionit AAK-LDD, për kryetar të Prizrenit, Lulëzim Kabashi,ka zhvilluar fushatën zgjedhore në fshatin Gërnçar dhe në lagjen “28 Nëntori” në Prizren.

Në të dy dubimet, Kabashi ka prezantuar platformën e tij zgjedhore për qeverisjen e komunës së Prizrenit gjatë mandatit të ardhshëm katër vjeçar.

Ai para banorëve të Gërnçares tha se platforma zgjedhore e koalicionit AAK-LDD, synim kryesor ka zhvillimin ekonomik të vendit. Sipas tij, zhvillimi ekonomik do të realizohet përmes katër shtyllave kryesore, që janë funksionalizimi i zonave industriale, investimeve në bujqësi, turizëm dhe ndërtim.“ Të gjitha këto katër shtylla do të krijojnë vende të reja të punës, dhe i kemi vënë synim vetës që gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar, secila familje në komunën e Prizrenit, të ketë së paku një anëtar të punësuar”, tha Kabashi.

Ai premtoi se në këtë fshat do të realizojë rregullimi i sistemit të ujësjellësit, ndërtimi i objektit të ri të shkollës, rregullimi i rrugëve dytësore pa participim të komunitetit, ndriçimi i fshatit, si dhe rregullimi i rrjetit të kanalizimit. “Po ashtu në këtë fshat do të investohet edhe në sektorin e blegtorisë dhe pemëtarisë”.Kabashi edhe në tubimin në lagjen “28 Nëntori”, premtoi se do të angazhohet që t’i zgjidhë të gjitha problemet dhe kërkesat e kësaj lagjeje.

Ai kërkoi nga elektorati e kësaj lagjeje që të angazhohen maksimalisht për të kërkuar vota.“Zgjedhjet po afrohen, dhe vota është shumë e vlefshme, për të sjell ndryshime e ndryshimet do të vijnë me ardhjen në qeveri të koalicionit AAK-LDD”. / PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Refuzohet rregullorja për shpronësim në Suharekë, reagojnë ashpër ndërtuesit

Asambleja Komunale e Suharekës ka refuzuar për herë të dytë miratimin e rregullores për shpronësim, duke shkaktuar reagime të ashpra nga përfaqësues të kompanive...

Goditje ndaj kriminalitetit në Prizren/ Prokuroria ngre aktakuza dhe kërkon paraburgime për disa të dyshuar

Prokuroria Themelore në Prizren, përmes Departamentit të Përgjithshëm, ka ndërmarrë një sërë veprimesh ligjore në kuadër të hetimeve dhe ndjekjeve penale të iniciuara gjatë...

Lajmet e Fundit