14.2 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

‘Koalicioni i gjerë’ rreth sofrës me mish e verë (Foto)

Adriatik Kelmendi ne sofer me te tjeretGazetari dhe publicisti, Adriatik Kelmendi, e ka postuar në Facebook një fotografi, ku rreth sofrave me ushqim e pije, janë grumbulluar në një aheng politikanë subjektesh të ndryshme politike, madje edhe të atyre partive që betohen se nuk do t’i bashkojë kulaçi i pushtetit.

“E tash krijohen institucionet, identifikoni personat në foto”, ka shkruar Kelmendi në Facebook, i cili edhe vetë ishte pjesë e ndejës.

Në ballë të “oxhakut” është anëtari i Kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ishte edhe nikoqir i kësaj ndeje.

Aty shihet edhe zv/ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi (PDK), ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj (AKR), pastaj këshilltari i kryeministrit në detyrë, Ardian Arifaj, Ylli Hoxha, Ardian Gjini etj.

Selimi-Gjini-HoxhaNdërsa, për disponim të mirë të mysafirëve përreth sofrave të begatshme me ushqim dhe pije, janë përkujdesur rapsodët.

Edhe, zv/ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi në Twitter ka postuar një foto bashkë me Ardian Gjinin dhe Ylli Hoxhën, të cilën e shoqëroi me komentin: Koalicioni i dashurisë ndaj mbretëreshës.

Më Shumë

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr vendim për caktimin e masës së përkohshme ndaj vendimit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Masa e përkohshme vlen...

Bashkimi kërkon fitore sonte në Rahovec 

Xhiroja e 23-të në elitën e basketbollit kosovar do të përmbyllet sonte me përballjen mes Rahovecit 029 dhe Bashkimit, që zhvillohet nga ora 19:30,...

Lajmet e Fundit