20.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Kohë mërgimi

Prend Ndoja, SHBA

Me dhembje çdoherë të nesërmen e mendoja,
E, lamtumirë t’i thoja mërgimit,
Koha më mashtronte çdo ditë me radhë,
Dhe prita me zjarr ai çast për t’ardhë.

Ishte kohë e mërgimit të rëndë,
Kalonin muaj e vite pa asnjë lajm,
Një ditë pranvere, si një erë e lehtë,
M’erdhi një letër malli, e shkruar në katër fletë.

Kjo letër më solli në shpirt rreze shprese,
E lexoja pandalur dhe e lexoja përsëri,
Ishte si shiu në vapën e verës,
Që ma shuante mallin thellë në brendi.

Letra, gjatë shkrimit, në një cep të saj,
Kishte prekur baltën e tokës sime,
Ishte balta që më bëri të qaj,
E më lidhte fort me me vendlindjen time.

E shtrëngova fort në gji, e putha disa herë,
E mbështolla mirë- sa e shtrenjtë e me vlerë,
E merrja me vete e mbaja në portofolin tim,
Si lule pranvere- copër e vendit tim.

E ruajta si sytë, si copë shpirti e shkëputur,
Që kishte ardhur të jetonte me mua,
Dhe si dy pjesë lëviznim çdo gur,
Të shpëtojmë pjesën amë të robëruar

Udhëtonim bashkë, nëpër çdo shteg,
Bashkë trokitnim te dera e shpëtimit,
Në errësirën e lënë pas,
-Atje të sjellim dritën e gëzimit.

Zëri i më të dashurve, nuk dëgjohej me vite,
Shkëputje e plotë në kohë – mërgim i vërtetë,
E mbaja të mbyllur hidhërimin,
Me buzë të mbyllura e mallkoja mërgimin.

Kur një ditë kobra përfundoi në ferr,
Tokën time të dashur e kaploi freskia,
U shua vullkani i dhembjes në shpirtin tim,
-Kur u përqafova me trojet e mia.

Më Shumë

Liria shënon fitoren e dytë të sezonit

Skuadra e Lirisë ka arritur ta regjistrojë vetëm fitoren e dytë të sezonit sot, pasi që e ka mposhtur me rezultat solid 2:0 Fushë...

Suhareka dhe Ferizaj drejt Superligës së Kosovës pas fitoreve

Liga e Parë në të dyja grupet, A dhe B, po vazhdon, ku nuk po mungojnë problemet, ndërsa skuadrat që synojnë elitën kanë vazhduar...

Lajmet e Fundit