22.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Komandanti gjerman i KFOR-it, major Ludwig von Düsterlohe, viziton gjimnazin “Loyola” në Prizren

Komandanti gjerman i KFOR-it, major Ludwig von Düsterlohe, ka zhvilluar sot një vizitë në Gjimnazin “Loyola” në Prizren, për t’u njohur me punën dhe aktivitetet e këtij institucioni arsimor.

Ai, gjatë një takimi me menaxhmentin e kësaj shkolle, ka shprehur gatishmërinë e KFOR-it gjerman për të ndihmuar Gjimnazin “Loyola”, në projekte dhe aktivitete të ndryshme. Po ashtu, major von Düsterlohe e përgëzoi menaxhmentin e Gjimnazit “Loyola” për pëgatitjet e bëra për vitin e ri shkollor dhe përkushtimin që brenda rrethanave aktuale të gjenden forma për ruajtjen e kontinuitetit të procesit mësimor.

Drejtori ekzekutiv i ALG “Loyola-Gymnasium”, z. Elias Koller është shprehur i lumtur për një bashkëpunim të tillë, që do të jetë një ndihmesë në punën e këtij institucioni arsimor, i njohur me rezultatet e arritura deri më tani në sistemin arsimor të Kosovës./PrizrenPress.com/

“Loyola–Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/ mësimdhënëse të matematikës

Më Shumë

Këndellja apo humbja në thellësinë e shkretirës

Nue Oroshi Këndellja shpeshherë ndahet në dy pjesë: në kthjellimin për të ardhmen dhe ndërtimin e perspektivës apo në humbjen në thellësinë e shkretirës dhe...

Zjarri afër Prizrenit është vënë nën kontroll

Mes Nashecit dhe Prizrenit, rreth 10 kilometra larg nga qyteti i Prizrenit, ka shpërthyer një zjarr për arsye ende të panjohura. Përhapja e shpejtë...

Lajmet e Fundit