Kompany, një nga emrat për t’u bërë trajner i Burnley-t

Legjenda e Manchester City-t, Vincent Kompany, është shfaqur si një pretendent për të marrë postin e lirë të trajnerit në Burnley pas shkarkimit të Sean Dyche në mes të prillit.

Kompany aktualisht është në krye të Anderlecht-it në Belgjikë, me punën e tij të parë si trajner që nga pensionimi.

Tani, Burnley po kërkon një zëvendësues afatgjatë për Dyche dhe Kompany është një nga emrat në listën e tyre të objektivave të mundshëm.

Trajneri i Derby County, Wayne Rooney është gjithashtu në garë, pasi ka lënë përshtypje pavarësisht rënies së tyre në Ligën e parë.

Chris Wilder i Middlesbrough dhe Carlos Carvalhal i Braga janë të tjerë të lidhur me Burnley-n.

Kompany, ende vetëm 36 vjeç, ka qenë në krye të Anderlecht që nga vera e vitit 2020.

Ai përfundoi i treti dy herë dhe aktualisht ka skuadrën në play-off, me një shans për të fituar titullin.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Incident në Prizren: Turistja japoneze lëndohet pas përplasjes me qen endacak gjatë vizitës kulturore

Gjatë një turi kulturor në qytetin e Prizrenit, një vizitore nga Japonia ka pësuar lëndime pasi është rrëzuar si pasojë e një incidenti me...

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit