8.1 C
Prizren
E martë, 25 Nëntor, 2025

Komuna e Malishevës mbështet edhe 30 bujq me shpërndarëse të plehut

Komuna e Malishevës, përmes Drejtorisë për Bujqësi, Blegtori dhe Zhvillim Rural, sot i ka shpërndarë edhe 30 shpërndarëse të plehut kimik, për 30 bujq.

Kjo përkrahje bëhet në kuadër të subvencionimit në bujqësi, përmes thirrjes publike për subvencionim me makineri bujqësore.

Gjatë shpërndarjes së tyre, ishin të pranishëm edhe nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Blegtori dhe Zhvillim Rural, Murat Hoxha, të cilët i kanë uruar përfituesit dhe kanë thënë se përkrahja e sektorit të bujqësisë do të jetë e vazhdueshme.

“Ti gëzoni këto makina, të cilat pa dyshim që do të ju shërbejnë në punën e juaj në punimin e tokës dhe që janë shumë të nevojshme për ju. Ndërsa komuna, gjithmonë do të mundohet që brenda mundësive ta përkrahë sektorin e bujqësisë, pasi investimi në bujqësi, do të thotë investim në zhvillim, sepse dega e bujqësisë është dega më e sigurt e zhvillimit ekonomik dhe mundësia më e mirë që kemi”, ka thënë nënkryetari Berisha, gjatë shpërndarjes së makinave shpërndarëse të plehut kimik.

Nga ana tjetër, drejtori për bujqësi, Murat Hoxha, pasi i ka uruar përfituesit, ka bërë me dij se edhe ky subvencionim, bëhet në kuadër të përkrahjes për bujqit vendas, sipas thirrjes publike për subvencionimin e bujqve dhe sipas tij, “ky nuk është projekti i vetëm dhe as i fundit, pasi përkrahja për bujqit, do të jetë e vazhdueshme”.

Më Shumë

Bashkimi mbyll me krenari aventurën historike në FIBA Europe Cup

Bashkimi ka përfunduar rrugëtimin e tij historik në FIBA Europe Cup, një edicion që ka shënuar majën e paraqitjeve ndërkombëtare të klubit prizrenas. Pavarësisht...

“Komedia e Zezë” rikthehet sonte në Teatrin e Prizrenit

Pas kërkesave të shumta të publikut, komedia e njohur “Komedia e Zezë” rikthehet në skenën e Teatrit të Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren. “Ejani të...

Lajmet e Fundit