21.4 C
Prizren
E premte, 14 Mars, 2025

Komuna e Prizrenit kërkon hetime ndaj zyrës ligjore të Ministrisë së Mjedisit

Komuna e Prizrenit përmes një njoftimi për media e ka quajtur të njëanshëm vendimin e Zyrës Ligjore të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në lidhje me intervenimin në qendrën tregtare, në ndërtim e sipër, në rrugën Tirana.

Sipas kësaj komune, këto veprime kanë prapa qëllim që të bëhet amnistimi i keqqeverisjes së dhjetë viteve të fundit në Prizren dhe ka kërkuar hetime ndaj \yrës ligjore të Ministrisë së Mjedisit.

“Zyra ligjore e MMPH-së në disa raste të fundit ka vepruar njëanshëm kundrejt vendimeve të Komunës së Prizrenit, duke tentuar të amnistojë keqqeverisjen e shkaktuar në dhjetëvjetëshin e fundit”, thuhet në një pjesë të kumtesës.

Komuna po ashtu ka ftuar organet e rendit që të hetojnë këtë zyrë për ndërhyrje në vendimet e Komunës.

“Disa vendime te njëanshme të Zyrës Ligjore të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në mbrojtje të palëve që kanë bërë shkelje të ligjit, janë të pazbatueshme dhe e dëmtojnë interesin publik”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit.

“Kjo Zyrë ka intervenuar në disa raste kur Komuna ka tentuar të zbatojë ligjin dhe rendin në sektorin e ndërtimit, duke iu mundësuar palëve që t’i vazhdojnë veprimtaritë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet më tej.

“Rasti i fundit ka të bëjë me intervenim në qendrën tregtare, në ndërtim e sipër, në rrugën Tirana, për parregullsitë e së cilës opinioni është informuar në vazhdimësi. Para se të merrej vendimi me rrënim nga ana e inspektoratit, janë shqyrtuar të gjitha mundësitë ligjore dhe është vepruar konform ligjit, ndërsa palës i është ofruar revidimi i lejes për pjesën tjetër të objektit”.

Përkundër se në procesverbal, thuhet në njoftim, pala është deklaruar se do ta rrënojë vetë pjesën e objektit e cila është ndërtuar në hapësirën e paraparë për rrugë komunale, zyrtarët e kësaj ministrie i kanë dërguar një vendim Drejtorisë së Inspektoratit të Komunës, i cili e anulon vendimin ku pala ka pranuar vetë të bëjë rrënimin.

“Që të jetë situata më absurde, ky vendim i zyrtarëve të kësaj ministrie bazohet vetëm në një paragraf të procesverbalit dhe jo të procesverbalit në tërësi. Nxjerrja nga konteksti i një vendimi të zyrtarëve komunalë dhe mos konsultimi i palës tjetër (Komunës, në këtë rast) para se të merret vendimi, është i pazbatueshëm dhe e dëmton interesin publik. Ky vendim është marrë “sa për t’i hedhur hi syve” opinionit, ngase nuk ka bazë ligjore që mundëson mosveprimin e zyrtarëve komunalë te rasti në fjalë”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit që shton se “Zyra ligjore e MMPH-së në disa raste të fundit ka vepruar njëanshëm kundrejt vendimeve të Komunës së Prizrenit, duke tentuar të amnistojë keqqeverisjen e shkaktuar në dhjetëvjetëshin e fundit”.

“Askush nuk dëshiron të përsëritet rasti ku një objekt mbyll një rrugë publike (sikur rasti në transitin e ri), prandaj jemi të vendosur ta zbatojmë rendin dhe ligjin në gjithë territorin tonë, pa përjashtim. Me këtë rast ftojmë organet e rendit që të fillojnë hetimet ndaj Zyrës Ligjore në MMPH për ndërhyrje në vendimet e Komunës, vendime që lënë për të dyshuar se këto janë vendime interesi.

Më Shumë

Prizreni i bashkohet “Natës së zjarreve”, ndizen flakadanë në nderim të Epopesë së UÇK-së

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se në nderim të përvjetorit të 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, kanë ndezur flakadanë në qytet. Në një...

Prizreni pëson humbje të rëndë ndaj Pejës, mbetet në fund të tabelës

Peja shënoi një fitore bindëse si mysafire ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 79:98 (20:20, 18:35, 15:25, 26:18), në kuadër të javës së 23-të...

Lajmet e Fundit