Komuna e Prizrenit largon partitë politike nga zyrat e tyre

Në komunën e Prizrenit, sot ka nisur largimi i zyrave të partive politike që janë të vendosura në pronat e komunës.

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni u shpreh se nuk ndjehet mirë me mbylljen e zyrës, por se i respektojnë vendimet.

“Nuk ndjehem mirë as unë as të gjithë ata qytetarë që me vite e kanë frekuentua këtë zyre. Fakti që po mbyllet kjo zyre do të thotë që një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve, ndaj tyre po ushtrohet një lloj presioni apo shantazhi që tu pamundësohet aktiviteti partiak dhe politik. Por pavarësisht kësaj ne i respektojmë vendimet sepse e kemi kulturën shtetërore dhe institucionale”, u shpreh Quni.

Ai tha se qytetarët tash janë të bindur se çfarë do të thotë kur pushteti centralizohet.

Asamblisti i AAK-së në Prizren, Ilir Baldedaj ka thënë se këto zyre nuk janë pronë e komunës, por se kanë respektuar vendimin.

“Kjo nuk është pronë  e komunës, por ne e kemi respektuar vendimin dhe e kemi liruar zyrën. Për procedurat tjera do të shihemi në gjykatë”, tha Baldedaj.

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj e ka quajtur sjellje arrogante këtë vendim të kryetarit Mytaher Haskuka për largimin e partive politike nga zyrat e tyre.

“Po jetojmë në kohëra të çuditshme. Kohë më parë kemi marrë një vendim nga z.Haskuka. Aspektin juridik nuk e kontestojmë. Do të respektojmë legjislacionin. Nga ana tjetër një sjellje e tillë ku kryetari Haskuka nuk na pranon në takim fare, tregon se kemi të bëjmë me një qasje injorante ku për pasojë të gjitha partitë politike do të largohen nga zyrat e tash kur jemi në kohë pandemie”, tha Totaj.

Ai shtoi se kanë bërë ankesë dhe se po presin epilogun e kësaj ankese. /Telegrafi/

 

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Lajmet e Fundit