11.6 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Komuna e Prizrenit ofron mamografi falas kundër kancerit të gjirit

Më 1 tetor fillon fushata vjetore, ndërkombëtare e vetëdijesimit për luftën kundër kancerit të gjirit ku përmes manifestimeve dhe aktiviteteve të ndryshme të shoqërisë së gjerë, sensibilizohet popullata, në veçanti gjinia femrore, për kujdes të shtuar për shëndetin e saj.

“Duke iu bashkëngjitur kësaj fushate, me qëllim të diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit, Komuna e Prizrenit përmes Drejtorisë së Shëndetësisë ofron shërbime adekuate në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjarë (QKMF) ku shërbimi është falas dhe realizohet me anë të Ultrazërit dhe Mamografit, nga ana e mjekes specialiste të radiologjisë”, thuhet në njoftimin e komunës, përcjell PrizrenPress.

Vetëm duke pasur shëndet të mirë, duke u kujdesur për shëndetin e tyre, gratë mund ta shfrytëzojnë potencialin e plotë, në përmbushje të detyrave të punës, kujdesin për rritjen e fëmijëve, kujdesin ndaj familjes si dhe për zhvillimin e shoqërisë.

PrizrenPress.com

Më Shumë

Asgjësohet një mjet i dyshuar i pashpërthyer në një fushë të Rahovecit

Në Rahovec është raportuar një rast i gjetjes së një mjeti të dyshuar të pashpërthyer. Sipas raportit policor, një burrë, derisa ishte duke punuar në...

Leonard Cula rikthehet në krye të KH Rahovecit

KH Rahoveci ka zyrtarizuar rikthimin e trajnerit Leonard Cula në krye të skuadrës, duke e konsideruar këtë lëvizje si hap të rëndësishëm drejt arritjes...

Lajmet e Fundit