Komuna e Prizrenit konfirmon vendimin për rrënimin e “Kullës së Jetimit”

Prizreni 18788Anëtarë brenda Kuvendit Komunal të Prizrenit, të enjten, kanë kërkuar që çështja e pushimores “Kulla e jetimit”, për të cilën DUPH-ja ka sjellë aktvendim për revokimin e lejes dhe ka urdhëruar dislokimin e objektit, të debatohet më seriozisht, në mënyrë që të merren veprime të duhura juridike, shkruan sot Koha Ditore.

Arbër Rexhaj i lëvizjes “Vetëvendosje” ka konsideruar se ka hapësirë për debat, madje edhe politik, me gjithë faktin që çështja mundohet të prezantohet si “temë e nxehtë dhe e ndjeshme”.

“Ajo kullë ka mbindërtim, por po tentohet që të rrafshohet në tërësi. Debati duhet të shërbejë për gjetjen e mënyrës më të drejtë juridike për trajtimin e kësaj çështjeje”, ka thënë Rexhaj, gjatë sesionit të pyetjeve të këshilltarëve.

Më Shumë

Në Rahovec mbahet festivali poetik kushtuar Xhevdet Bajrajt

Në Rahovec është mbajtur edicioni i parë i Festivalit Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor i organizuar nga Klubi Letrar “Xhevdet Bajraj”, kushtuar...

50 aksidente trafiku dhe 2064 gjoba brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, gjatë të cilave janë regjistruar dhjetëra aksidente trafiku dhe janë...

Lajmet e Fundit