134 ditë pa Kuvend

Kuvendi i Kosoves 7Nga 7 maji kanë kaluar plot 134 ditë që kur deputetët e Republikës së Kosovës kanë shpërbërë Kuvendin. Shefja e shtetit, Atifete Jahjaga ndërhyri shpejt duke i shpallur zgjedhjet për datën 8 qershor.

Në këto zgjedhje, si rrallë herë të vlerësuara pozitivisht nga monitoruesit dhe vëzhguesit vendës e të huaj, fituese doli Partia Demokratike e Kosovës me 30,38 për qind të votave.

Mirëpo gëzimi i fitores për këtë subjekt politik nuk zgjati shumë, meqë të nesërmen më 9 qershor, liderët e bllokut opozitar u mblodhën në një takim të përbashkët me idenë e vetme që t’i japin fund qeverisjes Thaçi.

Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj më 10 qershor nënshkruan marrëveshjen për të bashkëqeverisur../tribuna/

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Totaj uron kampionin Riad Mani të karatesë: Sukses i madh për Prizrenin dhe Kosovën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot kampionin mesdhetar të karatesë, Riad Mani, për ta uruar pas suksesit të arritur në Kampionatin Mesdhetar...

Lajmet e Fundit