13.1 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Komuna e Suharekës në kolaps- s’ka rrymë as gjenerator

suhareka2Komuna e Suharekës nuk ka kryer asnjë shërbim sot që nga ora 8, kur fillon orari i punës, për shkak të mungesës së energjisë elektrike në këtë objekt.

Ali Gashi, një qytetar nga Suhareka, ka mbetur pa i marrë certifikatat për të cilat ai kishte shkuar në mëngjes në objektin e komunës.

Ai thotë se e ka të caktuar për nesër një termin për vizë në Ambasadën e Italisë.

“Po frikësohem se ka me m’humbë termini në ambasadë”, tha Ali Gashi për KALLXO.com.

Për fatin e keq të tij, sot nuk ka punuar as gjeneratori i komunës.

Zëdhënësi i komunës së Suharekës, Reshat Reshitaj, e ka konfirmuar këtë për KALLXO.com.

“Gjeneratori nuk është në funksion. Po presim që të vijë servisuesi i tij”, tha zëdhënësi Reshitaj.

Raportohet se punëtorët e komunës janë brenda ndërtesës duke qëndruar në pritje të rregullimit të situatës.

Më Shumë

Malisheva shënon 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Malisheva e shënoi 17 Shkurtin - Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, përmes aktiviteteve solemne dhe nderimeve të veçanta. Në këtë...

Sfida interesante në Ligën e Parë të meshkujve

Këtë javë zhvillohet xhiroja e 13-të në kuadër të Liga e Parë e Meshkujve, ku janë paraparë tri ndeshje interesante që pritet të ndikojnë...

Lajmet e Fundit