5.6 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Kondogbia ‘shuplakë’ Interit: Dua të qëndroj te Valencia

Goefrey Kondogbia ia ka dhënë një ‘shuplakë’ Interit, gjatë një interviste për një media spanjolle, ku ka evidentuar dëshirën për të mos u kthyer më në Milano.

Ai është shprehur se te zikaltrit mbizotëron kaosi, me trajnerë e lojtarë që ndërrohen çdo vit, ndaj edhe skuadra nuk arrin të shprehet.

“Te Interi problemi i vërtetë është çekuilibrimi. është pak ambient kaotik, pasi në 2 vitet e fundit kanë ndërruar 4-5 trajnerë dhe shumë lojtarë. Këto lloj situatash janë të vështuira për t’u shprehur, aq më tepër kur je një lojtar i ri dhe ke nevojë për mbështetje dhe vazhdimësi. Një klub ka nevojë për vazhdimësi, edhe kur gjërat nuk shkojnë mirë në fillim, pasi pavarësisht kualitetit, është e vështirë të shkosh përpara, nëse ndërron vazhdimisht. Unë jam shumë i lumtur te Valencia dhe po punoj shumë për të merituar qëndrimin këtu, pasi dua të luaj gjatë për këtë skuadër” u shpreh Kondogbia.

Këto deklarata vijnë vetëm pak orë pasi në mediat spanjolle po qarkullonte lajmi se Valencia nuk ka para për të paguar kartonin e francezit dhe ai do të duhet të kthehet te Interi në fund të sezonit.

Më Shumë

Peja 03 – Bashkimi, sonte në Prizren luhet finalja e madhe e Ligës Unike për femra

Sonte në Prizren do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës Unike për femra, ku për trofeun do të përballen dy skuadrat kosovare, Peja 03...

Policia shqiptoi rreth 2,500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka nxjerr statistikat e përgjithshme të 24-orëve të fundit. Sipas të dhënave të policisë, gjatë 24 orëshit të datës 17.03.2026, u shqiptuan...

Lajmet e Fundit