5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Konferencë “Isa Boletini në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare”

“Isa Boletini në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare” është tema e Konferencës Shkencore që do të mbahet sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës, organizuar nga Instituti i Historisë – Prishtinë, Instituti i Historisë – Tiranë dhe Instituti për Trashëgimi Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup.

Kjo konferencë ka për qëllim të ndriçojë veprën atdhetare të Isa Boletinit dhe bashkëluftëtareve të tij me rastin e 99 – vjetorit të vdekjes e rivarrimit të eshtrave të këtij heroi të kombit. Gjithashtu, organizimi i një konference të tillë ka synim për ta ndriçuar, si Isa Boletinin dhe veprën e tij, po ashtu edhe një plejadë të tërë luftëtarësh e trimash që u sakrifikuan për çështjen kombëtare.

Në Konferencën që organizohet nën patronazhin e Kuvendit të Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, do të marrin pjesë një numër i madh shkencëtarësh, historianë nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët studimet e veta mbi figurën e madhe kombëtare do t’i paraqesin në dy seancat e parapara.

Të pranishëm do të jenë edhe kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, kryeparlamentari Kadri Veseli, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, ministri i Forcës së Sigurisë së Kos ovës Haki Demolli dhe ambasadori shqiptar në Prishtinë Qemal Minxhozi.

Puna e Konferencës në Kuvendin e Kosovës fillon në orën 09:30.

Më Shumë

Albulena Haxhiu: Don Kelmend Spaqi, meshtar dhe patriot që i shërbeu njerëzimit në kohët më të vështira

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka mbajtur fjalë rasti në meshën kushtuar Don Kelmend Spaqi, duke e vlerësuar lart figurën...

Delirium

Nga Mimoza Ahmeti I thyer, i errët, i vrertë, qëndroj, dritëlëshoj, mjaltë rrjedh nga vrujet e mia. I thyer në pikën më të dobët, të të mbeturit vetëm, që askujt s’i sjell...

Lajmet e Fundit