6.9 C
Prizren
E martë, 9 Dhjetor, 2025

Konfirmohet rasti i parë me variantin afrikan të koronavirusit në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se është konfirmuar një rast me variantin afrikan të COVID-19.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Instituti ka bërë me dije se pacienti është i hospitalizuar dhe se po trajtohet në Klinikën Infektive.

“Duke qenë se tashmë rasti është kontaktuar, do të hulumtohen kontaktet për identifikimin eventual të rasteve të reja. Rastet e tilla të virusit mutagjen janë regjistruar tashmë në shumë vende të botës. Ekipet hulumtuese të IKSHPK po gjurmojnë pandërprerë të gjitha burimet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rasteve dhe implikimet e mundshme në shëndetin e njeriut”, ka njoftuar IKSHP’ja.

Instituti ka bërë me dije se masat parandaluese janë të njëjta, derisa ka bërë hirrje për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

“Personat të cilët rezultojnë pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do të mundësohet ndërprerja e përhapjes së infeksionit. IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19 dhe zbatimin e masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e IKSHP’së./Gazeta Express

Komunikata e plotë:

Në laboratoret e Mikrobiologjisë të IKSHPK, në baza ditore testohen mesatarisht mijëra mostra në ditë. Nga mostrat e testuara në SARS-CoV-2, është konfirmuar edhe një rast me variantin afrikan të SARS CoV-2: South Africa (S.A) Lineage B.11351 (N501Y) (ËHO label: Beta).

Pacienti është i hospitalizuar dhe duke u trajtuar në Klinikën Infektive. Duke qenë se tashmë rasti është kontaktuar, do të hulumtohen kontaktet për identifikimin eventual të rasteve të reja.

Rastet e tilla të virusit mutagjen janë regjistruar tashmë në shumë vende të botës. Ekipet hulumtuese të IKSHPK po gjurmojnë pandërprerë të gjitha burimet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rasteve dhe implikimet e mundshme në shëndetin e njeriut.

Masat parandaluese janë të njëjta. Personat të cilët rezultojnë pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet.

Me zvogëlimin e kontakteve, do të mundësohet ndërprerja e përhapjes së infeksionit. IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19 dhe zbatimin e masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Më Shumë

Nait Hasani thirrje Bedri Hamzës dhe kryesisë së PDK-së: Pranojeni shkrirjen e Fatmir Limajt si pjesë të saj

Ish-themeluesi i UÇK-së, ish-i burgosuri politik, ambasadori dhe ish-deputeti i PDK-së, Nait Hasani, i ka bërë thirrje kryetarit të PDK-së, Bedri Hamzës, që ta...

Totaj: E respektoj vendimin e dorëheqjes së drejtorit Çelë Lamaj

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka reaguar dy ditë pas dorëheqjes së Çelë Lamajt nga pozita e drejtorit të DSHP-së dhe nga...

Komunizmi ka vdekur

Lajmet e Fundit