Konfirmon Vjosa Osmani: Seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë mbahet nesër

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, ka vendosur që seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë të mbahet nesër.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, tha para mediave që seanca do të mbahet nesër.

“Me katër vota pro, dy kundër është vendosur të mbahet seanca nesër në ora 11:00. Shumica vendosi të mbahet seanca me një rend të pikës”, tha ajo.

Ajo tha se nesër u takon deputetëve të vendosin se si do të votojnë.

Ndryshe, LDK-ja të premten ka mbledhur dhe ka dorëzuar mbi 40 nënshkrime të nevojshme për të thirrur seancën, ku pritet të votohet mocioni i mosbesimin ndaj Qeverisë.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, mocioni i mosbesimit duhet të vihet në rendin e ditës së Kuvendit jo më herët se dy ditë, e jo më vonë se 5 ditë pas parashtrimit. LDK-ja kërkoi rrëzimin e Qeverisë, pjesë e të cilës është edhe vetë, për shkak të vendimit të kryeministrit Albin Kurti për ta shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu. /Telegrafi/

Më Shumë

27 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit, Haxhiu: E vërteta për të është detyrim

Sot janë mbushur 27 vjet nga zhdukja me forcë e prof. Ukshin Hotit, intelektualit, mendimtarit politik dhe veprimtarit të çështjes kombëtare. Ushtruesja e detyrës së...

U deklaruan si qirinj por ishin fishekzjarre, dogana zbulon shmangie tatimore prej 2500 euro në Prizren

Dogana e Kosovës ka zbuluar një rast të deklarimit të pasaktë të mallrave gjatë kontrollit doganor në Prizren.   Gjatë ekzaminimit të një dërgese të importuar,...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit